Shtetasi i Serbisë ekzekutohet me 26 plumba në Johanesburg, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i të akuzuarit për vrasjen e Arkanit (Video, +18)

10.04.2019 12:29:22

Një shtetas serb është vrarë në një pritë në kompleksin Higbury në Brainson tek Johanesburgu derisa po dilte nga vetura e blinduar, kurse sulmuesit janë zhdukur menjëherë nga vendi ngjarjes.

Ky sulm është vazhdimësi e një serie të vrasjeve, ku për një vit janë vrarë gjashtë shtetas të Serbisë.

Sipas mediave lokale, dëshmitarët okularë kanë deklaruar se si ky burrë po dilte nga vetura, kur dy persona që e kanë nxjerrë shtien në drejtim të tij me pushkë automatike të llojit R4.

Kujtojmë se policia lokale tek i vrari ka gjetur dokumente fallso në emër të Ivan Lazareviqit, 59-vjeç, por besohet se bëhet fjalë për I. X, bashkëpunëtor i afërt i Dobroas Gavriqit, i dënuar për vrasjen e Zhelko Razhnatoviq Arkanit në vitin 2000 në Beograd.

Siç raportojnë mediat jugafrikane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 në Highbury në kompleksin Brainson në afërsi të Johanesburgut.

Ky burrë nga Serbia ishte brenda veturës Mercedes pranë shtëpisë ku jetonte, kur një veturë BMW iu afrua dhe nga ajo dolën dy persona. Ata menjëherë filluan ta qëllojnë, dhe në momentin që tentoi të ikë nga vetura mbi të janë shkrepur 26 plumba. /Telegrafi/