Shtetësia, Presidenti i Greqisë: Janullatos, shembull për Shqipërinë

26.12.2017 09:41:36

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepishkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Sipas Presidentit grek ky është një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë.

“Presidenti Pavlopulos, do të komunikojnë me telefon të martën (nesër) me Presidentin e Republikës Ilir Meta, për t’i shprehur atij falënderimet e ngrohta, duke pasur parasysh se kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë rekomandon, përveç kësaj, një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të ANA-MPA, agjencia shtetëore greke e lajmeve.