Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Irak

22.09.2019 13:43:00

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një autobus afër qytetit Kerbala të Irakut që la të vrarë 12 persona.

Shërbimet e sigurisë së Irakut thanë të premten se 12 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën kur një autobus eksplodoi në jug të Bagdadit.

Dy zyrtarë policorë në zonë thanë se eksplozivi ishte vendosur në autobus dhe shpërtheu në hyrje të qytetit, duke i vënë flakën automjetit.