“Shumë vonë për PTK-në, shteti s’di të menaxhojë me asete”

07.05.2019 18:42:34

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,  Berat Rukiqi po cilëson se është shumë vonë të ndërmerren hapa për shpëtimin e Telekomit.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se shteti nuk di të menaxhojë me asete që transformohen shpejtë, shkruan lajmi.net.

Sipas tij maksimumi që mund të bëhet në këtë çështje është përkrahja e një menaxhmenti profëesional emergjent për arritjen e objektivave.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Vone shume vone per PTK-ne. Shteti nuk din te menaxhoj asete qe transformohen shpejt

2008-2012, vazhdimisht, per 4 vite me rradhe, kokat racionale dhe jo-populliste, kane argumentuar fuqishem per privatizimin e telekomit. E mbaj mend edhe angazhimin e ish- Sekretares te Shtetit, znj.Clinton, e cila gjate njeres nga vizitat zyrtare ne Kosove, bente perpjekje per te bindur skenen politike per te kaluar strategjine per privatizimin e PTK-se.

Krejt kjo periudhe kohore ishte momentum fantastik per privatizim. Zhvillimet ne tregjet e telekomit ishin ne trend pozitiv, gati ne kulmin e vet. Ishte edhe momenti i fundit, marre parasysh “digital disruption”, neper te cilin po kalonte industria e telekomit. Por fatkeqsisht ka pas mobilizime te papara qe privatizimi te mos ndodhte, mobilizime qe jane percjelle edhe me renie te qeverive, ne nje kohe kur politikanet shfrytezonin sentimentin e punetoreve dhe qytetareve ne pergjithesi, per te fituar disa vota me shume.

Shteti, as dje, as sot, as neser nuk din te menaxhoj, sidomos asete qe jane ne transformim te shpejte. Vetem krahasone me Ipkon, nje kompani me status te kompanise private ne Kosove. Perderisa kalohet nga nje brez i teknologjise ne brezin tjeter te teknologjise, partite politike tek ne ende jane duke e premtuar nje ujesjelles, nje grop septike ose maksimalisht ndonje autobus per ndonje lagje ose qytet. Jane vone me trendin, jane vone me momentumin, jane vone me zhvillimet ne tregje, sic jane edhe vone me iniciativat per shpetim te Telekomit.

Maksimumi qe mund te behet eshte perkrahja e nje menaxhmenti profesional emergjent per arritjen e tri objektivave: rishikim funksional; ristrukturim permbajtesor dhe pergaditja e nje procesi transparent dhe konkurrues per te shitur krejt ate cka ka mbetur – ne terma me praktik, i bjen sikur me e la veturen para se me e shit. Edhe nese lahet, motori nuk mund te ndryshohet.