Si do vijojë aksioni opozitar, Basha mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar

09.04.2018 19:43:38
Në lidhje me vijimësinë e aksionit të opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi në seli grupin parlamentar.

Pritet që në këtë mbledhje të merren vendime të rëndësishme, që lidhen me protestat në kuadër të thirrjes për mosbindje civile por edhe në lidhje me protestën e nesërme ku janë ftuar bizneset e vogla që për një orë të mbyllin dyqanet.

Kujtojmë që ditën e enjte opozita e bashkuar mbajti një tubim, duke bllokuar 4 akset kryesore të vendit në Vorë, Milot, Bradashesh dhe Çermë.

Për këtë shkak pjesë më e madhe e ekspontentëve të opozitës janë kallëzuar penalisht pasi protesta ka qenë e paligjshme.