Si mund të bëhet përmbysja e rezultatit në kryeqytet

19.11.2017 22:28:50
Janë numëruar 100 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë – me përjashtim të atyre me kusht, me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar për Prishtinës, Shpend Ahmeti, po udhëheq me 307 vota.

Kreu aktual i komunës ka marrë 41.403 vota në garën përballë kundërkandidatit të tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.

Kandidati i LDK-së ka marrë 41.096 vota, sipas KQZ-së.

Diferenca prej 307 votash mes Ahmetit dhe Abrashit mund të përmbyset nga 1500 votat me kusht, që ende nuk janë numëruar.