S’ka asnjë shtet, Komb dhe etni – që mund të mbahet, mbrohet, të ngrihet dhe zhvillohet – pa Dashuri, pa Miq dhe pa Flamur!

18.02.2019 00:55:41

Nga Bardhyl Meta

Republika e Kosovës – sado që vetëm 11 vjeçe, dhe sado e cenuar nga çdo anë – është gjithsesi, shteti dhe krijesa më e shenjtë dhe më e fuqishme – ngase është ngjiz dhe ka lind nga andrra dhe dashuria qindra vjeçare e Kosovarëve për Liri, Demokraci dhe Pavarësi!

Andrra Kosovare ishte fatlume, ngase u mbështet, ushqye, maturua dhe mbrojt nga Shtetet dhe Kombet më të fisme të globit!

Këtë fakt, s’duhet t’a harrojmë kurrë! Dhe s’duhet t’a harrojnë as edhe ato qindra gjenerata që do t’i lind ky truall: Jo vetëm për faktin, se s’gjendet asnjë shtet tjetër n’botë, për n’gjizjen e t’cilit luftuan dhe vdiqën – djem, vajza, burra e gra – me uniforma të ushtrive të dhjetëra shteteve e kombeve të globit…!
– Rrofsh për jetë e mot – at’dheu e mëm’dheu ynë! Dhe rrofsh faqebardhë, si ngaherë Kosovarët…!

p.s. Foto: Melisa, vajza ime e vogël 4 vjeçe, kishte vizatuar dje n’Kopshtin e fëmijëve – Flamurin e Kosovës, si dhuratë per festën e at’dheut..