S’ka marrëveshje VV-LDK, nesër ndërhyn QUINT-i dhe BE-ja

27.01.2020 20:35:13

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht njofton se as pas takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës me LDK-në nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja”, thuhet në njoftimin e VV-së, përcjell lajmi.net.

Sipas Vetëvendosjes, palët janë pajtuar që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.

“Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thekson kjo parti.