Skandali “Barcagate”, arrestohet ish-Presidenti i Barcelonës

02.03.2021 11:36:55

Barcelona është tronditur së fundmi, pas policia ka vënë në pranga  ish-presidentin Josep Maria Bartomeu.

Media e huaja raportojnë se ai është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”.

Skandali u zbulua një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan se në listpagesat e klubit “blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale.

“Ajo paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesëve.”, shkruajnë mediat e huaja.

Bartomeu është arrstuar bashkë me dy drejtues të tjerë të klubit katalanas: Óscar Grau (Drejtor i Përgjithshëm), Román Gómez Ponti (drejtor i shërbimeve juridike) dhe Jaume Masferrer (këshilltar i Bartomeut).