Skandaloze: Si e ndaloi Sami Lushtaku kronikën në TV7 për krimet dhe korrupsionin në KBI të Skënderajt? (2)

08.09.2018 19:27:35

Në vazhdimin e dytë, Gazmend Hoti dhe Isa Mulaj për herë të parë shkruajnë hapur dhe në detaje për problemet korruptive dhe rolin e Sami Lushtakut në këto probleme.

Është hera e parë që rrëfehet e vërteta sipas atorëve për çështjen e hoxhës problematik, Kastriot Duka, të dëbuar nga komuna Skënderajt në kohën kur kryetar komune ishte Sami Lushtaku, i cili, sipas autorëve, edhe e kishte sjellë në këtë komunë.

Në këtë vazhdim, po ashtu, autorët bëjnë fjalë për çështjen e rekurtimit të qytetarëve të Skënderajt për në ISIS.

Mirëpo, në këtë shkrim, përkatësisht në këtë vazhdim, bëhet publik edhe skandali i madh medial, ai ndërhyrjes së Sami Lushtakut në TV7 për të penguar transmetimin e një kronike që ky televizion kishte përgatitur pas pjesës së parë të këtij shkrimi.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë vazhdimin e shkrimit të bashkautorëve Gazmend Hoti dhe Isa Mulaj, ashtu siç e kanë dërguar në redaksinë tonë:

1.Muslimanët në Kosovë nuk i nënshtrohen Allahut por Sami Lushtakut 
2.A u kujtohet Kastriot Duka nga Shqipëria që e solli Sami Lushtaku në Drenicë dhe e dëboi? 
3.Nexhmi Maksuti, FARK-isti, hajni dhe faktori më produktiv i rekrutimit të shqiptarëve në ISIS. 
4.Takimi i juristit duduk Mehdi Beka me Isa Mulajn në zyret e Banana Center në Istog 
5.Pse TV7 e ndaloj kronikën me presion të Sami Lushtakut? 

Nga: Gazmend Hoti dhe Isa Mulaj

Muslimanët në Kosovë nuk i nënshtrohen Allahut por Sami Lushtakut
Skandalet, korrupsioni dhe krimet në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) të Skënderajt
por edhe në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) jo vetëm që nuk kanë të ndaluar por bëhen edhe më të ndjeshme. Në vazhdimin e parë të kësaj analize, që mendojmë se e keni lexuar, kishte një interesim të madh nga mediat për t’i vërtetuar dhe hulumtuar më tutje dukuritë në fjalë. Ai interesim edhe na e shtyu botimin e pjesës së dytë ose këtë që po e lexoni tani, për shkak se duhej të ishim në dispozicion të japim sqarimet që kërkoheshin, qoftë për mediat, qoftë nga për subjektet të cilat ishin objekt i skandaleve si KBI në Skënderaj. Disa media si TV7 menjëherë kishin filluar me hulumtimin e skandaleve të raportuara në analizën tonë ose pjesën e parë. Nga ana tjetër, edhe KBI i Skënderajt ishte vënë në lëvizje, por jo në funksion të sqarimit, paraqitjes së kundër argumenteve, demantimit apo ndërmarrjes së masave korrigjuese. Ata në KBI ishin mobilizuar që nga fillimi kur e kanë hasur analizën tonë, për shantazhe, censurë ose pengim me çdo kusht që të ndalohet kudo që është e mundur analiza, sepse ishte e vërtetë. Këtë e vërtetoj
edhe redaksia e TV7 kur dërgoj reporterin në Skënderaj për t’i hulumtuar akuzat që i përmbante analiza e jonë, ku ishte shpërfillur ose ndjekur, me çka reporteri dhe redaksia e TV7 binden menjëherë se ky veprim i KBI-së ishte pranim i fajësisë. Pas tyre, TV7 u drejtohet autorëve të analizës dhe kërkon intervistë në formë të sqarimit të mëtejmë. Meqenëse autori i parë i analizës (Gazmend Hoti) ishte jashtë Kosovës, atëherë për intervistë pajtohet autori i dytë, Isa Mulaj, i cili ishte më kompetent për lëminë e tij të hulumtimeve, atë të krimeve financiare, që në rastin konkret kishte të bënte me plaçkitjen e fondit të pensioneve punonjësve të KBI në Skënderaj nga ana e kryetarit të KBI-së, Nexhmi Maksuti. Intervista e realizuar nga TV7 me Isa Mulajn duhej të transmetohej brenda ditëve, eventualisht më së largu brenda javës. Kaluan mbi dy muaj dhe kronika e përgatitur nuk u transmetuan kurrë. Atë e kishte ndalur ose censuruar ndërhyrja e Sami
Lushtakut. Meqenëse ky doli kryeshefi i skandaleve, atëherë na detyron t’ua rikujtojmë pak
veprimtarinë e tij të mëhershme me skandale në KBI të Skënderajt.

A u kujtohet Kastriot Duka nga Shqipëria që e solli Sami Lushtaku në Drenicë dhe
e dëboi?

Më 3 mars 2010, Policia e Kosovës kishte arrestuar, e më pas edhe dëbuar nga Kosova,
Kastriot Dukën nga Elbasani i Shqipërisë. Kastrioti e kishte ndërruar emrin në Xhmajl dhe kishte ardhur si imam në xhaminë e fshatit Marinë të Skënderajt në vitin 2001, kur kishte shërbyer në këtë pozitë deri në fillim të vitit 2010. Pas dëbimit, në vend të tij në të njëjtën xhami ishte emëruar Gazmend Hoti si imam. Kastrioti pos që ishte imam, drejtonte edhe shoqatën humanitare “Rahma/Mercy” që e kishte selinë në Angli. Në kohën kur erdhi, Drenica, sikur shumica e rajoneve tjera të Kosovës, kishte nevojë për ndihma humanitare, çka shoqata e tij edhe shpërndante nëpër Drenicë. Ai vepronte si i pavarur, pra kishte financimin e vetë dhe u ndihmonte atyre që kishin nevojë për ndihma materiale dhe financiare. Kjo nuk i pëlqente aspak Nexhmi Maksutit i cili kishte bërë përpjekje ta largoj shkaku se “po ia merrte biznesin”, pra shkaku i parave, por përpjekjen e Nexhmiut kundër tij e kishte ndalur Sami Lushtaku i cili kishte dalur në mbrojtje të Kastriotit. Mirëpo, përpjekjet e Nexhmi Maksutit dhe grupit të tij kundër Kastriotit kishin vazhduar, madje ishte inicuar edhe një peticion me shumë nënshkrime të rreme për largimin e tij, me akuza të pabaza dhe propagandë, në mes tjerash, se ai po i mashtron femrat me para dhe po i dërgon në ekskursione, e familjet e tyre nuk po dijnë gjë. Në anën tjetër, Kastrioti dëshmon publikisht se ka ndihmuar 550 familje në Drenicë me bukë dhe financa. Në mbrojtje të tij kishin dalë edhe familjet që kanë pranuar ndihmë nga ai. Kur propaganda kundër tij u intensifikua dhe pati “sygjerime” edhe nga të huajt, atëherë Sami Lushtaku u detyrua ta
largoj. Duhet theksuar se për gati një decenie ai ishte i mirëpritur, edhe pse vepronte me financa të veta dhe jashtë BIK-ut, dhe dokumentet lidhur me veprimtarinë financiare i kishte në rregull.
Më së shumti ishte i mirëpritur në fillim kur kishte ardhur me ndihma, pra atëherë, por edhe në vitet vijuese, nuk ankohej kush, madje as BIK-u, për ndonjë veprimtari të jashtëligjshme të tij.
Mbi bazën e dëbimit të Kastriot Dukës kanë mundur dhe ende mund të dëbohen të gjitha ato organizata dhe shoqata që kanë shpërndarë ndihma humanitare në Kosovë, si: Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Mercy Corps, UNHCR, USAID, DFID, etj.
Kastrioti u bë i padëshirueshëm vetëm atëherë kur filloj lufta për pushtet dhe para në
Drenicë. Prej aty fillojnë akuzat për Vahabi, mësim të “devijuar”, ekskursione “pa fije e pa pe”, të cilat bëhet edhe më publike vetëm pasi ai ishte arrestuar dhe dëbuar nga Kosova. Atëherë kur erdhi, ishte më “vështirë” t’i bënte këto gjëra kur rajoni i Drenicës ende ishte duke u pastruar dhe marrë veten nga shkatërrimet e luftës, rrugët ishin të këqija dhe nuk kishte aq qarkullim të automjeteve (sidomos në Drenicë), por për çudi, Ajnishahe Halimit tek pas 9 viteve ose më 2010 kur u asfaltuan rrugët dhe shumica e popullsisë u bënë edhe me telefona celularë, i duket mister ose nuk di gjë se si po organizohen ekskursione të femrave për Turqi, se a po shkojnë me përcjellje të dikujt a jo, se askush prej femrave nuk tregon si kaluan, me fjalë tjera, krejt mjegull.
Ajnishahe Halimi këtë mjegull të vitit 2010 nuk e ka pasur më 2002 kur e paska pasur më të qartë veprimtarinë e Kastriot Dukës. Pa dyshim se Ajnishahja nuk di gjë për të gjitha ato vajza që kanë shkuar për t’u shkolluar në universitetet perëndimore, sepse ato nuk e kanë për obligim t’i tregojnë kësaj se a po shkojnë me përcjellje të dikujt, si kaluan, etj. Po ashtu, ato nuk e kanë për obligim t’i raportojnë Ajnishahes se çfarë kulture po marrin jo brenda, por edhe jashtë Kosovës.
As ato dhe ata që brenda Kosovës me financa të shoqatave të huaja bëhen lesbike dhe pedera përkundër dëshirës së tyre. Kastrioti kishte deklaruar se i ashtuquajturi peticion për largimin e tij ishte një keqpërdorim i listës së Albin Kurtit. Ai nuk kishte përmendur diçka më shumë, por dyshimi ekziston me faktin se Lëvizjen Vetëvendosje! në Skënderaj e përfaqësonte Ajnishahe Halimi. Sigurisht, arrestimi dhe dëbimi i Kastriotit duhej të arsyetoheshin, pra duhej mveshur akuzat për çka. Se sa ka qenë i jashtëligjshëm dhe i rrezikshëm në veprimtari Kastriot Duka, këtë do ta vërejmë në nëntitujt e radhës kur KBI në Skënderaj dhe BIK u “çliruan” prej tij.

Nexhmi Maksuti, FARK-isti, hajni dhe faktori më produktiv i rekrutimit të
shqiptarëve në ISIS

Pas botimit të analizës së parë rreth skandaleve dhe krimit të organizuar në KBI të
Skenderajt, kishte një intersim të madha nga mediat që të dijnë më shumë rreth asaj që vërtetë ka ndodhur në këtë institucion fetar i cili tash e 18 vite është i kapur nga një veteran i FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) i infiltuar në formacionin rival UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), i cili i kishte gënjyer kolegët e tij se kishte mbaruar fakultetin në Libi.
Mirëpo, edhe udhtimi në Libi pas lufte dhe përpjkeja e tij e fundit për të marre një diplomë në fakultet, kishte deshtuar. Kjo kishte ndodhur edhe me pëlqimin e klanit që e udhëheq BIK-un, i cili Nexhmi Maksutin e kishte përdorur si “të fortë”, njëherë për ta kërcënuar në mbledhjen e kryesisë së BIK-ut Dr. Xhabir Hamitin me fjalët “unë të vras”, e po ashtu për t’iu turrur edhe hoxhës Osaman ef. Musliut pas debatit televiziv me prof. Idriz Bilanin, por yryshin trimit të FARK-ut ia kish pas ndalur Mulla Osa me vëlla, të cilët ia kishin pas mledhur jakat e këmishës, me ç’rast ”i forti” kishte futur bishtin nën këmbë dhe nuk është dukur më. Për rujtjen e karriges dhe spastrimin e vetes nga krimi i organizuar dhe skandalet, Nexhmi Maksuti ka tentuar t’i joshë imamët duke i dërguar në Haxh. Të njëjtit imamë që vitin e kaluar ua kishte privuar të drejtën për të shkuar në Haxh, ne këtë vit kishte tentuar t’i joshë duke u përzgjedhur si udhëheqës i haxhinjve për Skenderaj dhe Drenas, ku këshilli i këtij i fundit e kishte refuzuar ofertën e Maksutit, sepse këtë vit i takonte Drenasit udhëheqsi i haxhinjve pasi kjo ishte e paraparë edhe me marrëveshje në mes të dy këshillave dhe Kryesisë se BIK-ut.
Skandalet si duket nuk kanë të ndalur. Ja edhe disa tjera:
❖ Xhamisë së Rezallës, një javë pas përurimit fillon t’i bie në tokë fasada dhe izolimi.
Xhemati e kishin parë këtë lëshim me shqetësim të madh, dhe e kanë lajmëruar
prokurorinë e krimeve ekonomike dhe Kryesinë e BIK-ut. Pasi zyrtarët e BIK-ut
kishin dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Nexhmi Maksutin, ky i fundit kishte
treguar mosdurim për ankesat e xhematit dhe me sjellje arrogante ishte larguar nga
aty.
❖ Çka i duhet xhematit të Skenderajt një Kryetar i cili mysafirin e tij (G.M.) që kishte
shkuar t’i uroi festën e Bajramit, e kapë për fyti dhe e nxerr nga zyra! Në lidhje me
këtë, Profeti Muhamed a.s kishte thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditë e Gjykimit, le
të sillet mirë me mysafirin e tij.”
❖ Xhemati i xhamisë së Klinës së Epërme tashmë është organizuar dhe ka bërë një
peticion (shiko dokumentin e bashkangjitur në fund të këtij shkrimi) kundër vendimit
që ka marrë Nexhmi Maksuti për ta larguar nga puna hoxhën Elbasan ef. Manxholli,
me arsytimin se nuk i bindet atij dhe nuk lypë pare te xhemati për ta mbushur arkën e
KBI-së nga ku Nexhmi Maksuti merr pagë te majme pa bërë as edhe një punë, sikurse
kishte marrë pagë në detyrën e Mualimit të Këshillit për vite me radhë dhe nuk kishte
mësuar as edhe një nxënës të vetëm. Peticioni i xhematit kundër vendimit të Nexhmi
Maksutit bazohet në këtë fakt: Jo vetëm se xhemati e do dhe e respekton hoxhën
Elbasan Manxholli, por më tepër për shkak se atë e kishte vënë në atë pozitë ose
emëruar Kryesia e BIK-ut në Prishtinë, e cila po ashtu është kompetente për
shkarkimin e tij, e jo Nexhmi Maksuti në Skënderaj. Ky veprim paraqet tejkalim të
autorizimeve nga Nexhmi Maksuti, prandaj edhe xhemati janë organizuar me peticion
kundër vendimit të pa bazë të tij. Shkeljen për të cilën po flasim në këtë rast, po ua
paraqesim edhe në formë të dokumentit në dy faqe më poshtë, për ta vërtetuar se
Nexhmi Maksuti e ka bërë këtë veprim. Sa qëndrojnë akuzat e tij kundër hoxhës
Elbasan Manxholli që duken në formë të shkruar në dy dokumentet e mëposhtme, nuk
ka rëndësi sepse ato mund të hetohen nga organi kompetent. Rëndësi ka vetëm ajo se
Nexhmi Maksuti nuk është kompetent për ta shkarkuar atë. Është tjetërgjë pse ky si
sillet si Kryetar i ndonjë Republike Islamike të Skënderajt në kundërshtim me ligjet
dhe kompetencat e BIK-ut:


(Vendimi i jashtëligjshëm i KBI në Skënderaj për largimin nga detyra të hoxhës Elbasan
Manxholli. Faqja e dytë e vendimit të Kryetarit të KBI në Skënderaj, Nexhmi Maksuti. Shih edhe peticionin në fund të kësaj analize kundër këtij vendimi nga xhemati i xhamisë.)

❖ Dikush mund të pyes se çka i duhet xhematit një Kryetar i cili nuk mirëpritet nga 85%
e xhematin në territorin e Skenderajt, duke filluar nga xhamia e Plluzhinës dhe
xhemati i saj. Një Kryetar të cilin xhemati i xhamisë në Marinë e kanë kapur për
zhelesh dhe e kanë nxjerrë jashtë nga xhamia. Një Kryetar që nuk mirëpritet as në
xhematin e Syriganës të cilët i gënjen që 5 vite se do të renovohet xhamia, e xhamia
aty veç sa nuk është shëmbur e tëra, pa e hequr këtu edhe faijin e imamit të kësaj
xhamie Mehdi Beka, i cili me pretendimin për ta rrezuar xhaminë, kishte ndalur
punimet po sa xhamia kishte mbetur pa çati, për çka Ministria e Kulturës kishte
akorduar 20 000 euro. Gjithashtu, Mehdi Beka kishte fyer me fjalë të ulëta edhe
drejtoreshën e zyrës për trashegimi kulturore në Mitrovicë. Kur jemi te njoftimet nga Policia e Kosovës, duhet të theksojmë se sipas shifrave, Skënderaj prinë me numrin më të madh të kosovarëve që kanë shkuar, janë kthyer, edhe ende vazhdojnë të shkojnë për të luftuar përkrah ISIS-it dhe grupeve tjera terroriste në luftën e Sirisë. Prej vitit 2012 e deri në prill 2016, gjithnjë sipas burimeve të policisë të dhëna nga togeri Basri Durmishi në Skënderaj, pesë qytetarë nga kjo komunë janë vrarë atje. Ndryshe nga burimet zyrtare dhe të vërtetuara, Nexhmi Maksuti lidhur me këtë ishte shprehur kategorik se nuk ka ekstremizëm fetar.
Nëse edhe në Skënderaj nuk paska, ku Nexhmi Maksuti e ka rolin kyç ose kryesor, atëherë ku tjetër në Kosovë mund të ketë? A e dini pse ndodhi ky mobilizim drenicak për t’u vrarë në Siri e Irak, dhe kush e ka fajin? Kastriot Duka, me siguri, sepse ai u dëbua nga Skënderaj në vitin 2010, ndërkaq rekrutimet për t’u vrarë për asgjë në Siri ose si gjaja, bëheshin me ndihmën dhe  frymëzimin e Nexhmi Maksutit prej vitit 2012. Sa ishte Kastriot Duka, drenicakët nuk kishin nevojë të shkonin për t’u vrarë si gjaja në Lindje të Mesme. Kështu u “çliruan” drenicakët nga Kastriot Duka!
Ata që shërbehen nga burimet e dyta ose edhe të treta të informacioneve rreth kësaj analize, pra nga thashethemet e kafeneve dhe të rrugëve, zakonisht thonë: “Kta po çklujshin keq për hoxhën e Skënderajt, e pe mrojshin atë far Kastriot Dukën që u dashtë me njekë!” Pyetja e parë që duhet t’ua bëni njerëzve të tillë, është: “A e ke lexu ti vetë?” Jo unë jo, po m’kanë thanë…”Çka dhe kush t’ka thanë? S’e ke lexu vetë, prandaj mshele gojën.” A doni edhe ju që keni arritur deri këtu ta lexoni këtë analizë, të merrni vlerësimin se cili është i mirë; Kastriot  Duka apo Nexhmi Maksuti? S’ka këtu nevojë me “çklu keq” as për njanin, e as për tjetrin. Na internesojnë vetëm veprat e tyre. Kastrioti u paska ndihmu 550 familjeve drenicake me bukë dhe financa. Vlerësimi i ndihmës së tij u bë nga dy kampe: 1) nga ai që e shihnin ndihmën e tij si rrezik, të cilët e dëbuan, dhe 2) nga ai që kishte përfituar nga ndihmat e tij dhe kërkonte që Kastrioti të qëndroj në Kosovë me veprimtarinë e tij. Po Nexhmi Maksuti a u ka dhënë bukë dhe pare si Kastrioti? Sigurisht jo. Në vend të kësaj, Nexhmi Maksuti ua ka vjedhur punëtorëve të tij paratë për fondin e trustit të pensioneve dhe i ka investuar në një çerdhe fëmijësh në Mitrovicë.
Dëshmitë e nënshkruara dhe vulosura i keni në pjesën e parë të kësaj analize, ose analizës që e detyroj Sami Lushtakun të ndërhyjë në TV7 për ta ndaluar transmetimin e kronikës. Ku është tani ajo (H)Ajnishahe Halimi që shihte rrezik nga ndihmat e Kastriotit, e nuk sheh rrezik nga plaçkitja e Nexhmi Maksutit? Ju duhet ta bëni vetëm këtë vlerësim: njëri jepte bukë dhe para, kurse tjetri ua merr edhe kafshatën e gojës punëtorëve të tij. Qënies normale njerëzore nuk ka nevojë t’i sqarohet më tutje për këtë dallim. E ata që janë jashtë normalitetit njerëzor, le të thonë: “kta po çklujshim keq për Nexhmi Maksutin!” O të marrë, nuk kemi nevojë të shkruajmë as mirë e as keq, por hajnia e Nexhmiut është vepër e rëndë penale, pra është hajn me letra dhe me fakte, dhe këtë e themi sepse ashtu është dhe vërtetohet. Tani, një pyetje për ju lexuesit, KBI në Skënderaj, BIK dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme: Meqenëse Kastrioti paska vepruar jashtë BIK-ut dhe ka shpërnda ndihma ushqimore dhe financiare përmes shoqatës së tij, atëherë përse nuk dëbohet diku për në ferr Nexhmi Maksuti që i vjedh paret e trustit të pensioneve, të cilat janë të mbrojtura me ligj? Ku është (H)Ajnishahe Halimi tash për t’i thënë Nexhmi Maksutit: “Qiti
paret që i ke vjedhë, o hajn!” A është më mirë të punoni për BIK që ua vjedh paret e pensioneve, apo për Kastriotin që u jep pare nga shoqata e tij?

Takimi i juristit duduk Mehdi Beka me Isa Mulajn në zyret e Banana Center në
Istog

Në ofenzivën e grupit kriminal të KBI nga Skënderaj kundër pjesës së parë të kësaj
analize (të cilën, nëse nuk e keni lexuar, lexojeni), fillojnë shantazhet për identifikimin e
portaleve që e kanë botuar analizën, dhe kundër autorëve. Një punonjës në KBI të Skënderajt me emrin Mehdi Beka, kishte kontaktuar Enver Hasanin, pronarin e qendrës tregtare Banana Center në Istog. Enveri është me origjinë nga fshati Kuçicë i Skënderajt. Mehdiu e kishte pyetur Enverin nëse e njeh njëfar Isa Mulaj (autorin e dytë), dhe ishte ankuar rreth analizës. Enveri nga ana e tij, siç i ka treguar Isa Mulajt, i kishte thënë Mehdiut: “Me sa e di unë, dhe çka muj me t’thanë, është se Isa Mulaj nuk shkruan kot ose pa bazë. Se çka zihet aty brenda juve, unë nuk e di, veç ai nuk shkruan pa pasë diçka aty ose shkelje; këtë ta garantoj.” Më vonë, Enveri Hasani i propozon Isa Mulajt se Mehdi Beka ka dëshirë të takohet me të, dhe Isa pajtohet. Ishte një ditë korriku kur kishte vdekur dikush në fshatin Kovragë të Istogut, dhe pas ceremonisë së varrimit takimi ndodhi
në zyret e Banana Center. Mehdiu ishte shqetësuar shumë për analizën, dhe i kërkonte Isës t’i tregoj se kush e mban ose kush qëndron prapa portalit fokusi.org i cili e kishte botuar analizën.
Isa i tregon se nuk e di dhe nuk i intereson kush mund të jetë, dhe botimin në atë portal e ka përcjellë autori i parë. Më tutje, Isa i tregon se nëse të intereson se i kujt është ai portal, kërkoje në Google dhe të tregon.
Biseda përqendrohet në përmbajtjen e pjesës së parë të analizës, thuajse në të gjitha pikat.
Pika më e nxehtë ishte ajo te plaçkitja e mjeteve për fondin e pensioneve nga Nexhmi Maksuti.
Z. Beka i tregonte Isa Mulajt se Gazmend Hoti ka gënjyer për ato mjete, por Isa i tregon se çka janë ato dokumente me stemë, vulë, dhe nënshkrime origjinale nga KBI në Skëdnderaj që dëshmojnë qartë plaçkitjen?
Mehdi Beka: I kemi bre na krejt dokumentet?
Isa Mulaj: Çfarë dokumentesh? A janë pjesë e dokumenteve edhe ato që i ka lëshuar KBI dhe i përmban analiza? Në bazë të tyre, dikush mund të dënohet shumë lehtë sepse paraqesin vepra penale.
Mehdi Beka: Unë jam jurist, e i di kto sene. N’koft se vjen puna në prokurori, unë kam materiale boll (edhe pse e ka vetëm shkollën e mesme të kryer privatisht).
Isa Mulaj: Çfarë materialesh? Kurrfarë materialesh në çfarëdo sasie nuk e arsyetojnë plaçkitjen e mjeteve për trustin e pensioneve. Jeni shku e keni maru çerdhe fëmijësh atje n’Mitrovicë me pare t’Gazmendit.
Mehdi Beka: T’ka rrejt bre se ai i ka marrë paret. Atë e ka përjashtuar komisioni disciplinor i BIK-ut, e tash munohet me shantazhu diçka.
Isa Mulaj: Aaa s’m’intereson mu hiç kjo, se ma s’pari e keni plaçkitë. Ai ish anku në BIK por
ende nuk kish marrë përgjigje për ankesën, prandaj i propozova që vazhdimin e dytë të analizës ta shtyejmë derisa ankesa është në shqyrtim.
Mehdi Beka: S’ka çka merr prej BIK-ut se e kanë përjashtu. Kush e ka qat portalin fokusi.org?
Isa Mulaj: Nuk e di. Lype në Google. Ekziston opsioni në Google për kërkimin e identitetit të portaleve.
Mehdi Beka: Tani çka kishit pas shkretu aty për një veturë Audi që ende është qaty e kërkah s’ka shku, e për atë drejtoreshën në Mitrovicë “keni hi laknave.”
Isa Mulaj: Atë drejtoreshën e kam intervistuar dhe e di çka më ka treguar.
Kjo ishte pak a shumë përmbledhja e shkurtë e takimit të Isa Mulajt me Mehdi Bekën në
zyret e qendrës tregtare Banana Center në Istog. Sa për drejtoreshën për trashëgimi kulturore në Mitrovicë, në intervistën që e ka bërë Isa Mulaj me të, rezulton se fajet për neglizhencën dhe vonesën në renovimin e xhamisë në Syriganë i ka KBI në Skënderaj, sepse ka përjashtuar pjesëmarrjen dhe komeptencat e Ministrisë së Kulturës me arsyetimin se vetë KBI do ta renovoj.
Përse duan vetë? Për korrupsioni dhe asgjë tjetër. Përndryshe, xhamia e Syriganës hyn në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, dhe me këtë rast kompetencat dhe përgjegjësitë kryesore i ka Ministria e Kulturës, pa marrë parasysh se kush e bënë financimin. Është krejt rast tjetër nëse bëhet fjalë për ndërtimin e një xhamie të re në të cilën Ministria nuk përzihet, por kjo është trashëgimi kulturore. Në takim, Isa Mulaj ia sqaronte punën dhe hollësistë e renovimit të xhamisë Mehmet Akif në Shushicë të Istogut, e Mehdi Beka thoshte se e din. Por, për xhaminë e Syriganës ende nuk po din se çka s’po shkon si duhet ose sipas rregullave. Drejtoresha për trashëgimi kulturore për rajonin e Mitrovicës, Rrezarta Loxha-Vitaku, i kishte treguar Isa Mulajt për vërejtjet që ka edhe ndaj sjelljeve të KBI së Skënderajt. Hollësistë tjera nga ajo intervistë nuk janë bërë publike ende, por mjafton që ato të përmenden në përmbledhjen që e nxjerrë drejtoresha: “Ata t’Skënderajt ishin mos vet!” Këtu bëhet fjalë për KBI. Kur KBI është “mos vet”, atëherë çfarë mund të jetë institucionet tjera si ato politike dhe qytetarët e Drenicës?
Katastrofë, a po?

Pse TV7 e ndaloj kronikën me presion të Sami Lushtakut?

Aq me ndikim duket se është Sami Lushtaku edhe nëpër media, madje edhe në TV7 të
katolikut Berat Buzhala, i cili qe i pari nga mediat të interesohet për skandalet dhe krimet në KBI të Skënderajt. Beratin, gazetën e tij Express dhe TV7, shumica e mulsimanëve në Kosovë por edhe përtej saj, e cilësojnë islamofobi. Berati nuk është islamofob siç mendojnë shumë mulsimanë, por është llaskuc. Babain e tij nga Vitia, gjatë luftës në Kosovë e kanë burgosur si spijun, respektivisht me urdhër të Hashim Thaçi nga Broja. Për shkak të frikës nga “gjarpri” se mund t’ia bëjë si babait të tij, Berat Buzhala qe angazhuar në PDK-në e Thaçit.
Televizioni TV7 kishte interes të madh për analizën qe e kemi paraqitur para publikut, ku
edhe gazetari i këtij televizioni Mirlind Behluli nga Vitia (prej nga është edhe Berat Buzhala), kishte shprehur lëvdata më të larta për guximin në shpalosjen e të vërtetës para publikut, por edhe na kishte njoftuar se Nexhmi Maksuti dhe të tjerët në KBI-Skënderaj, kishin refuzar të prononcoheshin për skandalet pjesë e të cilave ishin, dhe se ata i kishte kapur paniku i pranisë së një televizioni në ambientet e Këshillit. Por çudia më e madhe ndodhi kur kronika u realizua, u bënë intervistat dhe çdo gjë ishte gati, dikush ndërhyri nga jashtë, e ky ishte Sami Lushtaku, i cili dyshohet se ndërhyri tek drejtori i TV7 dhe nuk lejoj që kronika me skandalet e Nexhmi Maksutit të trasmetohet. Lidhje e Lushtakut me Maksutin tashmë janë të ditura pasi vëllai i Maksutit ishte drejtor i një drejtorati në komune sa ishte Sami Lushtaku kryetar i Komunës së Skënderajt. Sami Lushtaku e kishte rehatuar këtë dhe të tjerë në Ministrinë e Drejtësisë që kishin humbur punën pas fitores së votave për kryetar të K.K. të Skënderajt nga Bekim Jashari. Qëllimi i konkurrimit të Bekim Jasharit për kryetar të K.K. në Skënderaj ishte t’ia zvogëloj ose dobësoj pushtetin real Sami Lushtakut. Në opinion jashtë Skënderajt ose në pjesë tjera të Kosovës vazhdojnë spekulimet përse Bekim Jashari erdhi në Skënderaj të konkurroj për kryetar komune,
duke mos e ditur se jasharët dhe lushtakët e Prekazit kanë qenë dhe janë rivalë. Edhe në politikën e Skënderajt, situata është e ngjashme, në mos më keq dhe me konflikte, si në KBI. Kur e dëgjon tylifar budalle nëpër pjesë tjera të Kosovës se Bekim Jashari erdhi në Skënderaj shkaku se e donte vendlindjen, ta merr mendja që Skënderaj gjindet diku në një tjetër kontinent, e jo në Kosovë. Ai erdhi në Skënderaj me ndihmën e Thaçit kundër lushtakëve, sepse Samiu qe irrituar për shkak të burgosjes që ia bëri EULEX-i. Ka plot të marrë nëpër Kosovë që nuk duan t’i pranojnë këto realitete në Skënderaj, dhe ende i përdorin mitet si pikë reference për mësim rreth luftës, islamit, atdhetarizmit, “bashkimit komtalë” e shumë gjëra tjera të cilat janë krejt ndryshe, ose siç i quante drejtoresha në Mintrovicë me një fjalë: “mos vet!” Kur KBI në Skënderaj është mos vet, çka mendoni se si qëndron puna me hajni dhe tradhti? Natyrisht, edhe ato janë “mos vet”, të cilat koka e juaj e fortë dhe e budallt nuk don t’i pranoj. Për çka doni të merrni mësim nga Skënderaj? Për islam, luftë “çlirimtare”, FARK, UÇK, shqiptarizëm, apo për bashkim komtalë, kur ata janë në luftë ndërmjet veti pavarësisht ngjyrimeve ideologjike, politike, religjioze dhe kombëtare të cilat kurrë nuk i kanë pasur dhe nuk i kanë? Kronika në TV7 pritej se do të transmetohej brenda disa ditëve ose më së shumti një jave.
Kaluan një javë dhe ajo nuk doli. Kur e pyetëm kronistin Mirlind Behluli që na ka intervistuar, na tha se ai nuk është më duke punuar në TV7. Nuk e kemi pyetur për arsyen, por pikërisht në atë kohë ose ato ditë kur është vendosur përfundimisht që kronika nuk guxon të transmetohet, me atë rast edhe Mirlind Behluli na thotë se nuk është më në TV7. Ai qenka kthyer prej javës së fundit të gushtit 2018 në TV7. Kështu na thotë vetë ai. Arsyet e largimit, e pastaj kthimit, nuk na interesojnë. Sami Lushtaku le të intervenoj në TV7, Mehdi Beka në fokusi.org, të tjerët ku të munden, por këto analiza ne i botojmë edhe në San Francisko dhe Menlo Park. A keni gjetur njerëz për të intervenuar edhe atje? Nuk po duam t’iu tregojmë se nuk mund të na ndalni, por vetëm t’iu informojmë sinqerisht se këto analiza nuk po i bëjmë as prej qejfi, as prej zori, e as për inati të dikujt. Duhet ta keni parasysh se, të jetoni në shekullin XXI, e të mundoheni t’ia mbyllni sytë shumëkujt për skandalet dhe krimet institucionale që ndodhin para syve tanë, është mision i pamundur.
Përhapen edhe thashetheme nga KBI e Skënderajt se gjoja jemi konsultuar me avokat dhe
do të kërkojmë ekstradimin e Gazmend Hotit nga Italia, për ta gjykuar përse ka bërë shkrim në gazetë. Në fund të pjesës së parë të analizës, ne i kemi bërë thirrje BIK-ut dhe Prokurorisë që të filloj me procedurat për hetimin e krimit të organizuar, gjë qe është tregus i qartë se ne nuk kemi frikë nga drejtesia dhe jemi te gatshëm të përballemi me Nexhmi Maksutin sa hëre të jetë e nevojshme. Vetëm duam t’iu njoftojmë se këto thashetheme për ekstradim janë mentalitet i njerëzve, siç i quante drejtoresha për trashëgimi kulturore në Mitrovicë, “mos vet.” Pse KBI nuk po kërkon esktradimin e autorit të dytë, Isa Mulaj? Ky nuk e ka vetëm një shkrim ose analizë të ngjashëm si këto, por Mehdi Beka nuk ka qime floku në kokë sa ka Isa Mulaj shkrime, analiza, punime shkencore, magjsitratura, e doktorratura. Sa avokatë i duhen KBI në Skënderaj për këtë
rast?

7 shtator, 2018
Palermo dhe Pejë
———————————
Vijon:
Ne vazhdimin e 3-të:
1. Fondi i Meka Kola rreth 12 000 €
2. Fondi i Mobiljeve Simpo 19 – 20 000 €
3. Emërimi dhe shkarkimi i punëtorëve
4. Etj…

Mos harroni ta shikoni edhe peticionin në faqen e fundit të kësaj analize.


Peticioni i xhematit të xhamisë në Klinë të Epërme kundër vendimit të Nexhmi Maksutit për
largimin e hoxhës Elbasan Manxholli