Skender Hyseni e njofton Avdullah Hotin rreth takimeve në Bruksel

27.07.2020 09:42:29

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur koordinatorin shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni.

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti është njoftuar sot nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, në Bruksel.

Siç bëhet e ditur në kumtesën për medie, po ashtu, Hyseni e ka njoftuar kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker. /