Sondazhi i Kompanisë gjermane SDR

07.06.2017 09:33:14

Kompania hulumtuese gjermane SDR ka kryer një sondazh për zgjedhjet në Kosovë

Në pyetjen drejtuar të anketuarve se cili nga koalicionet po i adresohen më së miri çështjeve më të rëndësishme për ju, 37% janë përgjigjur LDK-AKR, 36% kanë thënë PDK-AAK-Nisma, si dhe 27% janë përgjigjur që Vetëvendosje.

tjetër që u është shtruar pjesëmarrësve në këtë hulumtim është “Nga materiali i fushatës që keni parë deri tash, kush flet më drejtpërdrejt për brenga tuaja”, 32.8% janë përgjigjur PDK-AAK-Nisma, 29.6% LDK dhe 26.2% Vetëvendosje.

“Për cilin koalicion do të votoni?”, qytetarët janë përgjigjur PDK-AAK-Nisma 34%, LDK-AR 33%, VV 26%, dhe të pavendosur 9%.

Në pyetjen drejtuar të anketuarve se “Cilin nga kandidatët për kryeministër e konsideroni si të ndershëm dhe të besueshëm?”, sipas këtij sondazhi del se Avdullah Hoti konsiderohet më i ndershmi dhe më besueshmi me 27.30% respektivisht 30.12%, i dyti është Albin Kurti me 25.30% dhe 24.10%, ndërsa i treti është Ramush Haradinaj me 21.90% dhe 19.10%.

Ndërsa në pyetjen se ‘Kush mendoni që do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës’, i pari është Avdullah Hoti me 40.4%, i dyti Ramush Haradinaj me 34.2% dhe i treti Albin Kurti me 25.4%.