Sonte super-derbi Trepça-Sigal Prishtina, mund ta shikoni në këtë kanal televiziv

06.11.2016 12:20:02
Ndeshja më interesante e xhiros së VI-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të dielën në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 18:00, ku Trepça është nikoqire e Sigal Prishtinës.

Këtë ndeshje do të mund ta shihni live në Supersport Kosova .

Trepça së fundi është mposhtur nga Bashkimi në kuadër të xhiros së pestë të elitës së basketbollit kosovar dhe do të bëjë përpjekje që të përmirësoj bilancin e saj në renditjen tabelare, kurse në anën tjetër Sigal Prishtina vjen prej një humbje, ku është mposhtur nga ekipi rus, Enisey dhe atë vetëm pas vazhdimeve.

Kjo është një arsye më shumë për bardhekaltrit, që me një fitore të mundshme të kërkojnë rikuperimin dhe rikthimin tek rezultatet e mira.