Sot arrijnë në Prishtinë edhe 138 kosovarë nga Britania, Irlanda e Kanada

23.05.2020 17:20:06

Edhe 138 kosovarë sot do të arrijnë nga Anglia në Prishtinë.

Njoftimi është dhënë nga ambasada e Kosovës në Londër, teksa është bërë e ditur se 138 personat e lartëpërmendur kishin mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë e Kanada, shkruan lajmi.net.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkur për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim

Komunikata e plotë:

Sot u realizua fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Londra për në Prishtinë.

138 qytetar që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada sot udhëtuan për në Prishtinë nga Londra.

Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkur për bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

E gjithë kjo punë e palodhshme u realizua nga e Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova dhe diplomatet znj. Vjollca Halimi dhe znj. Liridona Hertica, të cilat me punë dhe përkushtim maksimal ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Udhëtarëve që sapo arritën në vendlindje ju urojmë çdo të mirë.