Sot Kosova është vetëvehtja?!

06.10.2019 16:15:17

Nga Binak Maxharraj

Sot në Kosovë nuk “qeverisë”askush është dite feste,ditë vote.Sot në Kosovë nuk qeveris as kupola e krimit,te korruptuarit te cilët na vodhën dhe na ropën për së gjalli,te cilët na e vodhën edhe ardhmërin e fimijëve tanë.

Sot Kosovën e ka marrë në dorë populli i saj,sot me Kosovën qeverisin votuesit e sajë,ata e kanë fjalën,ata sot marrin vendime të mëdha.Sot populli dhe votuesit e kanë marrë në dorë fatin e Kosovës.

Sot ky popull e ka në dorë fatin e tij,do të vendos së a do të jetë edhe me tutje i antemuar,anashkaluar,i poshteruar nga ata qe për 20 vite e vodhën,e plaqkitën,duke i zgjedhë përseri ne pushtet për ti rjepur edhe më shum,ne stilin kur”ujku e hante magarin e ai thoshte ishalla jamë në ëndërr”,apo do ti flakë nga pushteti si bishat e egra.Apo ky popull,këta votuesë më ditën e sotit kanë ndrru mendje për ti qitë jasht kriminelet si fëlliqësira te ndyta,dhe në vend të tyre të vijnë njërëzit e kombit,intelekualët të cilët luftojnë për dije dhë për shtetë,lutojnë për ndertimin e shtetit dhe jo për pushtet.

Pra,sot në Kosovë do te ndodhë përmbysja e madhe.Do të shpetoj Republika nga krimi i organizuar nga ata qe vranë gjatë dhe pas luftës do të shpetojë nga korrupcioni dhe klanet zapuese të pushtetit.

Sot populli do ti zgjedhë përfaqesuesit e vetë të vërtët,do ti zgjedhë ata të cilët ia duan të mirën Republikës,do ti zgjidha ata të cilët do ta shpetojnë Kosovën nga përmbysja e metejme.

Pasneser në mengjesë do te shendritë një rreze me ndryshe së sa deri me tani. Do te shëndritë një rreze shprese se humbur.Qe nga pasnesër do të jëtë çdo gjë ndryshe. Edhe liria e nëpërkëmbur deri me tani do te duket më e bukur më e ëmbel.

Që nga pasnësër për hërë të parë Kosova do të jetë vetevehtja