Sot në rend dite ndryshimet për mediumet, MPB-në dhe Qeverinë

25.07.2016 07:05:26

Përfaqësuesit e katër partive politike parlamentare duhet të takohen për të ri-negociuar për ligjin e mediave, MPB-së dhe qeverisë. Pas votimit të ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet tash në rend dite për katër ”shpëtimtarët” e shtetit është vendimi se si do të funksionojnë mediat, qeveria kalimtare dhe policia.

Sa ju përket mediumeve, duhet të caktohet personi i cili do të emërohet kryeredaktor i servisit publik, RTVM. Gjithashtu duhet të caktohen edhe anëtarët e komisionit ad-hoc të cilët do të ndjekin punën e mediumeve për 100 ditë. Këto hapa, sipas ekspertëve janë problematike.

Sa i përket MPB-së dhe qeverisë, do të vendoset që me publikimin zyrtar të rezultateve zgjedhore nga KSHZ, do të duhet të japin dorëheqje të gjithë ministrat. Gjithashtu do të vendoset për 15 ndryshime kadrovike në nivel të udhëhëqësve në MPB.

Të premten e kaluar, partitë duhej të diskutonin ndryshime në Kodin Zgjedhor gjatë tërë ditës e pastaj i njejti të votohej pas mesnate.