Sot nisin punimet në Transitin e Malishevës

08.09.2018 11:11:46

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të shtunën ( sot, 08.09.2018), merr pjesë në fillimin e punimeve të Transitit të Malishevës.
Vizitën e tij në Malishevë, Lekaj e fillon në takim me kryetarin e komunës, Ragip Begaj, në orën 11:30 në objektin e komunës.

Të dy së bashku, me të ftuar të tjerë, do të inaugurojnë nismën e punimeve në Transitin e Malishevës, në ora 12:00.