Sot shkoi në amshim Njeriu që kaloi shekullin

13.02.2019 20:25:53

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një postim në facebook shkruan për bashkëpunimin dhe kontributin e akademik Idriz Ajeti në kohë të vështira. Akademik Idziz Ajeti ishte vënë ne krye të përpjekjeve për të drejtat e shqiptareve, duke e kërkuar lirinë e vendit. Një kohë udhëhoqi Kuvendin e Republikës së Kosovës deri në zgjedhjet e reja parlamentare pas lufte. Kontributi i Akademik Idriz Ajetit për lirinë e vendit ishte i rendësishem sa kontributi në albanologji.

Z. Sejdiu shkruan: Të sfiduan shumë kohë por dole faqebardhë.

Postimi i plotë i Fatmir Sejdiut në facebook:

Të sfiduan shumë kohë, dole faqebardhë

Sot shkoi në amshim Njeriu që kaloi shekullin

Kontributi i tij, në edukimin dhe ngritjen e brezave të shumtë mbetet në kujtesën e mirë të të gjithëve, posaçërisht në studimet e tij në shkencën e albanologjisë, ku ishte prijatar në zhvillimin e saj.

Edhepse në ditë të vështira e në kohë të rënda, pata nderin të bashkëpunoja me Akademik Idriz Ajetin, pikërisht kur u vu në krye të përpjekjeve për të drejtat e shqiptarëve, dhe në kërkim të përhershëm të lirisë së vendit.

Në vitin e rëndë 1998, udhëhoqi Kuvendin e Republikës së Kosovës deri në zgjedhjet e reja parlamentare pas lufte, duke u sfiduar nga koha, por edhe duke sfiduar kohën.

Kontributi i Akademik Ajetit në Lëvizjen e madhe për Liri dhe Pavarësi, është po aq i madh sa kontributi në albanologji.

Isha i nderuar që Akademik Idriz Ajetin ta dekoroja me Çmimin Presidencial për Studiues, për rezultate të larta në fushën e studimeve të shkencave humane, veçmas për veprën e tij të madhe në studimet albanistike.

Përherë do të jetojë kujtimi dhe vepra e Akademik Idriz Ajetit!