Sot shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

07.11.2019 11:29:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të shpallë rezultatet përfundimtare.

Pas një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të shpallë rezultatet përfundimtare.

Kjo për shkak se deri më tash asnjë ankesë nuk është parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmua sot do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Po, sot në orën 10:30 do t’i shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Elezi