Stop mureve të vetizolimit dhe të paditurisë!

07.02.2017 14:06:29

Nga Ahmet Asani
Serbët e Kosoves mund te bejne qeshit shoqatash per bashkepunim nderkomunal, me komuna brenda dhe jasht Kosoves, por pa rene ndesh me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi te Republikes se Kosovës! Serbet e Kosoves si menaxhues te komunave ku jane shumice, mund edhe te bejne arkitektura e ndertime bajate e depresive per banoret e qyteteve ku jetojne, mund te bejne mure e ndertime qe per syrin e çdokujte te jene debuese e vetizoluese, mund te bien ne kllapi mesjetare te ikonografise ortodokse apo te shohin endrra millosheviqjane, por ne ta harrojne qe mund ta kufizojne, pengojnë apo ndalojne levizjen e lire te qytetareve te Republikes se Kosoves- ky projekt pansllavist ka perenduar!

Por, eshte nje mur tjeter i cili duhet ti shqetesoj jo vetem shqiptaret e Republikes se Kosoves por gjithe shqiptaret te cilet Kosoven e shohin si fortese e rrenje te rrenjosur gjitheshqiptare, eshte nje mur te cilin nuk po e rrenojne por perkundrazi po vazhdojne ta mbindertojne vet shqiptaret si popull shumice i Kosoves! Ky mur i cili do ta izolojë dhe pengojë të ardhmen e shtetit të Kosovës, te ardhmen e gjithe shqiptarise eshte ndërtuar e po ngritet nga ata që kanë pranuar të japin dhe nga ata që kanë pranuar te marrin diploma fakulteti e tituj Master, Doktor e Akademik pa dituri, pa pune e pa merita!
Nje kohe diplomat e Universitetit te Prishtines i pranonte gjithe bota, e tani qe Kosova eshte e pavarur s’i njeh me askush!
Stop mureve te paditurise e te vetizolimit!