Studentët aksion simbolik para ambasadës së Francës, kërkojnë lirimin e Haradinajt

Studentët aksion simbolik para ambasadës së Francës, kërkojnë lirimin e Haradinajt

07.03.2017 13:14:35

 

Organizata “Demokracia Studentore” sot ka mbajtur një aksion simbolik para Ambasadës së Francës, për të kërkuar lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Në këtë aksion me anë të pankartave studentët kanë shpalosur pankartat me fotografi të akuzuarit për krime lufte, Vojisllav Sheshel.

Kryetari i organizatës “Demokracia Studentore”,  Mexhid Ramusa tha me këtë rast se kanë ardhur këtu  për të kërkuar lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt, i cili padrejtësisht po mbahet nën arrest nga autoritetet franceze.

“Ramush Haradinaj i është përgjigjur të gjitha autoriteteve ndërkombëtare, përfshirë edhe Gjykatën e Hagës, dhe në të gjitha u shpall i pafajshëm, por për ironi të fatit autoritetet franceze nuk po i marrin parasysh këto, duke e devijuar drejtësinë me motive politike për popullin e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Ramusa.