Studentët e UP-së, organizojnë koncert me qëllim sensibilizimi për nder të Ditës Botërore të Autizmit

02.04.2019 21:41:51
Me slloganin “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”, studentet e Universitetit “Hasan Prishtina”, në bashkëveprim me Shoqatën ”Autizmi” organizuan një koncert me qëllim sensibilizimi për nder të Ditës Botërore të Autizmit.

Për ta përkrahur iniciativën e këtyre të rinjëve, aty erdhi edhe Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, i cili tha se përkrahja e qeverisë për fëmijët dhe personat e prekur me autizëm nuk do ndalet dhe do ketë mbështetje të vazhdueshme, duke përfshirë këtu edhe projektet konkrete që qeveria e Kosovës sipas Hasanit i ka adresuar dhe është duke i vazhduar në raport me shoqatën për fëmijët me autizëm.

“E pashë slloganin “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”, ndërsa po ju them që në Kosovë të gjithë e ndiejnë veten të barabartë dhe krenarë me fëmijët tanë me autizëm dhe në emër të institucioneve ritheksoj përkrahjen e qeverisë së Kosovës për shoqatat për fëmjët me autuizëm në të njejtën kohë, shfrytëzoj rastin që në emër të qeverisë dhe kryeministrit të iu ofroj mbështetje të vazhdueshme edhe për projektet në të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe projektet konkrete që qeveria e Kosovës i ka adresuar dhe është duke i vazhduar në raport me shoqatën për fëmijët me autizëm dhe të gjitha shqatat me nevoja të veqanta që të që ti bëjmë të shërbejmë të barabarta me gjithë neve në institucionet e Kosovës, por të jenë të njejtë me shoqëritë demokraike, shoqëritë më të shëndetshme dhe evropiane”, tha Hasani.

Ndërsa kryetari i shoqatës së autizmit në Kosovë, Cen Krasniqi, tha se shifrat e fundit nga autizmi janë shqetësuese dhe sipas tij çdo i dyti person nga viti 2032 mund të jetë i kategorizuar me autizëm.

“Shifrat e fundit në autizëm janë 1 në 58, nëse vazhdon kjo arritje, prognoza e keqë është që në 2032 çdo i dyti do jetë i kategorizuar me autizëm, prandaj e gjithë bota është duke punu si në gjetjen e shkaqave, ashtu edhe në mënyrën e trajtimit të tyre. Një gjë është e sigurtë, mos mbyellrja e tyre është esenciale, të themi se autizmi nuk është krim por fshehja e saj është krim.”

Ndryshe, sot për nder të muajit të sensibilizimit mbi autizmin u grumbulluan edhe fonde për fëmijët me autizëm si dhe u ngriten 20 fenerë në qiell.