Suedia del kundër Ibrës: Nuk e duam, është egoist!

21.04.2018 00:10:01

Do të shkoj në Rusi, çfarë Botërori do të ishte pa mua?”. Kjo është pyetja që Ibrahimovic i ka bërë vetes të martën e kaluar, në një intervistë të dhëmë në “Jimmy Kimmel Live”, emision i rrjetit televiziv amerikan “ABC”.

Përgjigja ka ardhur nga Karl-Johan Johnsson, portieri i parë i Guingamp (ligue 1) dhe portieri i dytë te kombëtarja e Suedisë, që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës pasi ka eliminuar Italinë në “San Siro”. “Nuk e di nëse do të grumbullohet, varet nga trajneri, por ne kemi arritur të kualifikohemi pa të”.

Johnsson ka folur për revistën franceze “Main Opposee”, duke lënë të kuptohet se Ibrahimovic nuk do të ishte i mirëpritur. “Ai është një egoist, një individualist, si njeri dhe si lojtar. Ndërsa ne jemi një grup. Nuk kam dyshime se, nëse do të grumbullohej, do të luante mirë, por ne do të duhej të ndryshonim gjithë lojën tonë, sepse gjithçka do të rrotullohej rreth tij”.

“E kemi merituar kualifikimin në Rusi pa të, me një sistem shumë të qartë djë të kolauduar, – ka shtuar Johnsson, – nuk jam i sigurt se trajneri do të dojë të ndryshojë gjithçka tani”.