Suksesi i Erës paraqet pengesë për Daçiq

25.08.2016 18:37:34

Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur në Këshill të Sigurimit është marr edhe me këngën e Era Istrefit.

Istrefi, që tashmë ka thyer kufijt e Ballkanit, dhe ka marr famë në të gjithë botën kishte realizuar një videoklip në Prishtinë, në kishën ortodokse, por duket se hidhërimi i Daçiqit ende nuk i ka kaluar.

Ai ka thënë se kisha është shndërruar në toalet publik dhe për realizimin e videoklipeve, duke shtuar se nuk i ka pëlqyer kënga e Erës.

Kujtojmë se Kisha Ortodokse serbe ishte ndërtuar gjatë represionit serb në Kosovë, përkatësisht pa plan urbanistik dhe disa ditë më parë ishin bërë gërmime për një varrezë masive.

Kjo kishë nuk ka asnjë leje dhe është ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit, që kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.