Sulmet ndaj kryeministrit janë dëshmi e frikës në rritje nga Gjykata speciale

26.12.2016 11:04:06

Nga Rexhep Kastrati

Siç e ka bërë traditë dhe qëllim, Berat Buzhala me “Express”-in vazhdoi sulmet primitive ndaj familjes së kryeministrit, si mënyrë për ta goditur atë. Mirëpo, në të gjitha këto emisione, më shumë ka pasur montazhe, ndërlidhje të situatave të ndryshme, dhe propagandë, sesa të vërteta. Është e qartë se e gjthë kjo po bëhet në kuadër të luftës speciale që linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste e kanë filluar qysh gjatë luftës dhe në vazhdim ndaj çdo drejtuesi të LDK-së, përfshirë edhe presidentin Rugova. Kjo bëhet më e qartë po të kihet parasysh se sulmet më të mëdha ndaj kryeministrit Mustafa janë bërë jo vetëm pasi ai është bërë kryeministër, duke ua marr pushtetin klanit “Pronto” dhe kampionëve të krimit të organizuar dhe të korrusionit, e në mënyrë të veçantë në prag të zgjedhjes së Hashim Thaçit presidentdhe në vazhdim. Është kështu për faktin se edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli kanë hyrë në koalicion me LDK-në dhe janë detyruar ta lëshojnë postin e kryeministrit me bindjen se veglat kondomë brenda dhe rreth LDK-së do të arrijnë që ta rrëzojnë nga brenda kryeministrin Mustafa dhe do të hapet sërish rruga për rikthimin e tyre në pushtet. Mirëpo, fakti që gjithë ajo luftë speciale, gjithë ai angazhim agresiv dhe primitiv i veglave kondomë brenda e rreth LDK-së, por në mënyrë të fshehtë edhe ndonjë që shitej si mbështetës i kryeministrit Mustafa, dështoi në rastin e Kuvendit të VIII të LDK-së dhe në rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president, ka tronditur strukturat mafiozo-politike, përkatësisht milingonat e BIA-s serbe, sepse tashmë ishte e qartë se kishin humbur dy momente pikante për ta rrëzuar Qeverinë nga brenda, pra nëpërmjet LDK-së. Dështimi i këtyre dy momenteve, ka bërë që strukturat mafiozo-politike, përkatësisht milingonat e BIA-s të dalin më hapur si autorë të gjithë skenarëve dhe anagzhimeve destabilzuese në Kosovë. Dhe tërë kjo gjithsesi ka të bëjë me faktin se tashmë është hapur rruga për Gjykatën speciale dhe pritet shumë shpejt, përkatësisht në muajt e parë të vitit 2017 të paraqiten edhe akuzat e para ndaj disa prej komandantëve, apo disa politikanëve të rëndësishëm të PDK-së, të opozitës dhe ndonjë tjetri. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e dinë se do të jenë në hall të madh, sepse jo vetëm grupin “Drenica”, por edhe të tjerë don të gjenden mbrapa grilave dhe me akuza ndër më monstruozet, të bazuara në dëshmitë që kanë dhënë vetë kundër njëri-tjetrit. Prandaj, edhe sa më shumë që po afrohet dita kur do të mund të paraqiten akuzat e para nga Gjykata speciale, aq më agresive po bëhet edhe lufta speciale kundër kryeministrit Mustafa, me bindjen se mos po nxitet çarje brenda LDK-së, dhe mos po nxitet ndonjë revoltë popullore për të përmbysur Qeverinë dhe institucionet tjera të shtetit. Edhe më parë kam paralajmëruar se viti 2017 do të jetë shumë dinamik dhe me një dhunë të shtuar ndaj institucioneve, si dhe një luftë më e egër speciale. Dhe kjo do të ketë për bazë frikën nga Gjykata speciale, por edhe interesin e Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe për t’i hapur rrugë opcioneve të tjera që nga krijimi i një Republika Srpska në Kosovë, e deri te ndarja përfundimtare e saj. Pra, sulmet ndaj Kosovës si ato të dhunshme, ashtu edhe ato të luftës speciale do të vazhdojnë të vinë të nxitura qoftë për arsye të Gjykatës specile, qoftë edhe nga Serbia e Rusia. Dhe në këtë kontekst, “Ekspress” do të vazhdojë të jetë në krye dhe në dispozicion të tyre. Dhe Berati e di mirë se arrestimi i Azem Sylës, që e bëri të vjellë aq shumë kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa do të jetë vetëm njëri nga arrestimet që pritet të ndodhin dhe që do të trondisë edhe vetë atë dhe rrethin e tij. Prandaj, sa me zell dhe sa me agresivitet do të vazhdojë të angazhohet kundër kryeministrit Mustafa, pikërisht në kohën kur pritet të paraqiten akuzat e para nga Gjykata sepciale. Gjatë muajit shkurt dhe tutje do të jemi dëshmitarë të sulmeve tepër agresive dhe tepër të rënda ndaj kryeministrit, edhe pse nuk do të kenë argument për të qenë, ose do të manipulojnë infomacione që mund të mos kenë të bëjnë fare me kryeministrin, ose që do të nxirren nga konteksti, ashtu siç është bërë edhe me disa emisione të tjera, por edhe në emisionin e mbrëmshmëm, në të cilin, me gjithë mendjemprehtësinë që kam, nuk arrita të shoh se si mund të jetë mëkat për kryeministrin nëse djemtë e tij zhvillojnë biznese dhe atë jo me struktura mafiozo-politike të Kosovës, por me partnerë gjermanë dhe sllovenë. Të jesh përfaqësues i BMW-së nuk është punë që bëhet për hatër, as për ndonjë aferë të ndryshme korruptive, sepse TM-i i saj (Trade Mark) është aq i madh dhe i popullarizuar sa që nuk do të kishte nevojë për afera të ndryshme korruptive, përkatësisht nuk do të kishte ndonjë përfitim. Në anën tjetër, po ashtu nuk është kurrëfarë mëkati për kryeministrin nëse djali i tij është drejtor i një përfaqësie sllovene, po le të jetë se ka edhe 5% të aksioneve, sepse ky është raporti i djalit të tij me atë përfaqësi. Sado që u mundua të paraqiste si çështje korruptive, megjithatë as BMW MAK CAR, as Intereuropa nuk dolën të kenë ndonjë aferë korruptive. E nëse është mëkat pse një kompani sllovene që rastësisht ka drejtor djalin e kryeministrit paska marr licencë terminali, atëherë si të trejtohen jaranët e Beratit, përkatësisht strukturat mafiozo-politike. Dhe e sigurt se afera “Pronto” do të ishte një nga aferat më të buta dhe më të parëndësishme në vend. Dhe këto afera kanë të bëjnë që me vrasjet e ndryshme politike e deri te uzurpime dhe bashkëpunime dhe bashkëpronësi me serbët, pra edhe me të qenit e tyre milingona të BIA-s serbe. Gjithsesi, emisioni i mbrëmshëm, arriti të konfrimonte se djemtë e kryeministrit nuk kanë biznese me struktura mefiozo-politike, jaranë të Beratit, apo edhe me të si pjesë të tyre, por me partnerë ndërkombëtarë, dhe të filluara shumë vite para se babai i tyre të bëhej kryeministër. Kurse rasti i Margarita Kadriut është një rast që ngarkon me përgjegjësi Hashim Thaçin dhe PDK-në, i cili ende pa u bërë koalicioni qeverisës aktual, dhe end epa u mbajtur zgjedhjet, për shërbimet e bëra, Margaritën e pat katapultuar pa pyetur fare në krye të PDK-së, përkatësisht nënkryetare të saj, e më pastaj edhe kuvendare. Në fakt, rasti i Margarita Kadriut është rasti gati i njëjtë si i Berat Buzhalës, i cili për avokatinë dhe shërbimet tjera që ia bëri klanit “Pronto” u shpërblye me postin e kuvendarit të PDK-së, e pse jo edhe me biznese të ndryshme. Pra, rasti i Margarita Kadriut është rasti i raportit të medieve me struktura mafiozo-politike, ashtu siç është pra rasti edhe i “Ekspress”-it dhe i disa medieve dhe protaleve të tjera. Dhe është për të theksuar se është pikërisht “Kosova sot”, e cila u ka shërbyer edhe veglave kondomë brenda dhe rreth LDK-së, të realizojnë luftën speciale kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa. Madje këto vegla kondomë me mburrje e krenari reklamonin publikimin e kontributeve të tyre kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa. Pra, rasti i Margarita Kadriut nuk ka lidhje me kryeministrin Mustafa dhe me djemtë e tij, dhe së këndejmi edhe kontekstualizimi i tij në kontekst me sulmet ndaj kryeministrit Mustafa është tendencioz dhe manipulativ, sikurse është manipulativ e tërë statura e emisoneve të tilla, me qëllimin e qartë për të bërë diversion mbi Qeverinë dhe mbi stabilitetitin e vendit, sipas interesave të strukturave mafiozo-politike dhe milingonave të BIA-s serbe.

A është vetëm ky qëllimi i kësaj lufte speciale kundër kryeministrit Mustafa? Natyrisht se jo!