Surroi godet PDK-në

04.08.2017 11:06:28

Kosova nuk ka krizë e as bllokadë parlamentare, por nga viti 2001 e deri më sot ka pasur vetëm shantazh të PDK-së për tu imponuar tej rregullave të demokracisë.

Kështu ka thënë në një reagim të tij në Facebook, publicisti Veton Surroi. Sipas Surroit, zgjedhja është e lehtë, PDK në opozitë, me rregulla demokratike.

“Kosova nuk ka krizë e as bllokadë parlamentare.

Prej zgjedhjeve të para shumëpartiake të pasluftës më 2001 e deri më sot ka pasur vetëm shantazh të PDK-së për tu imponuar tej rregullave të demokracisë parlamentare. Zgjidhja është e lehtë, PDK në opozitë, me rregulla demokratike”, ka shkruar Surroi.