Surroi: PDK po thirret në ligjin e cubave, sepse Kushtetuesja nuk thotë që vota për ta është më e vlefshmja!

14.06.2017 21:29:30

Publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të PDK-së Memli Krasniqi se pa PDK-në nuk bëhet Qeveria.

 

“Askush nuk mund të krijojë qeveri pa u marrë vesh me neve”, ka thënë Krasniqi në Rubikon të KTV-së, duke shtuar se Albin Kurti i VV-së nuk ka shanse të jetë kryeministër.

Ndaj deklaratave të tij ka reaguar Surroi përmes një postimi në Facebook.

“Kur nënkryetari i PDK-së deklaron se pa PDK-në nuk bëhet Qeveria ai mund të thirret në të drejtën e cubave por jo në të drejtën kushtetuese. Në Kushtetutë nuk shkruan se përse vota për PDK qenka më e vlefshme se vota për cilindo subjekt tjetër. Në ligjin e cubave ndoshta po, por nuk ekziston një version me shkrim”, ka shkruar ai.