Nga qyteti, kishte shkuar në bjeshkë.
Por, në vilën e tij në Drelaj të Rugovës, ish-profesori Hazir Qorraj, ndërroi jetë.
Atë e gjetën të vdekur në shtratin e tij të dielën pasdite.
Policia e Kosovës ka qenë duke ruajtur kasollen në mënyrë që hetuesit të merreshin me rastin. Por që kasolla papritmas është kapluar nga zjarri dhe është djegur e tëra bashkë me kufomën e të ndjerit.
Ndërsa, për shkak të neglizhencës gjatë punës, policët B. Ademi dhe F. Bajraktari janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, deri në zbardhjen e rastit.