Tahiri thotë se Millosheviq ka dhënë sinjale se nëse Kosova jep veriun, nuk do të ketë luftë

20.02.2019 22:28:23

Ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se synimet e Serbisë për ta marrë veriun e Kosovës nuk janë të reja.

Tahiri ka thënë se Sllobodan Millosheviq, kishte dhënë sinjale se nëse Kosova jep veriun, do t’i shpëtojë luftës.

Këto sinjale të Millosheviqit i janë përcjellë Kosovës nga diplomatë të regjimit të tij, ka thënë Tahiri në emisionin “Pressing”.

Sipas saj, kjo ka ndodhur në vitin 1994 apo 1995.

Përgjigja e Kosovës “ka qenë kategorike”, ka treguar Tahiri.

“E para, veriu i Kosovës është shqiptar. E dyta, është pjesa më e pasur e Kosovës. Një Kosovë e pavarur mund të mbijetojë si shtet, kur ka diçka nga pasuritë”, është shprehur ajo.

“Synimet e Serbisë për veriun nuk janë të reja, nuk janë të sotmes”, ka thënë Tahiri.