Tahiri: Votoj pro, por vetëm nëse më lejon partia

04.08.2017 10:23:18

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka thënë se nëse partia e tij do ta votojë Kadri Veselin atëherë do ta votojë edhe ai.

Ai tha po ashtu se Ramush Haradinaj e meriton të jetë kryeministër pasi i është mohuar e drejta njëherë të udhëheq me qeverinë. Por sipas tij, vota e tij do të jetë pro vetëm nëse e lejon partia, AKR-ja.

Sipas Tahiri, 90 % e deputetëve besojnë në punën e Haradinajt.

Tahiri tha se është e padrejtë të shikohet vetëm vota e tij dhe e Teuta Rugovës, pasi sipas tij, Haradinaj ka edhe shumë miq tjerë.

Deputeti më tej shtoi se nuk është person që dëshiron të bëjë bllokada, por sipas siç tha ai vota e tij është pro vetëm nëse e lejon partia.