Taksa e “Rrugës së Kombit”, Rama zbulon bisedat sekrete me kryebashkiakun e Kukësit

25.06.2019 19:21:55

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për banorët e Kukësit, të pranishëm në mitingun elektoral të 30 qershorit edhe disa biseda me kryebashkiakun e Kukësit, Bashkim Shehu, që në fakt ishte në vijën  e parë të protestës së opozitës dhe që tentuan të bllokojnë Ramën.

“Bashkimi më tha që me 1 mijë lekë ishte dakord si taksë trau. I thashë – dil e thuaje – më tha, a jo, nuk e them dot se ti më kupton” – tha Rama, duke shpjeguar edhe disa biseda të tjera me të.

“Rasti tjetër ishte më pastrimin e rrugës nga reshjet e borës dhe moti i keq në dimër. Bashkimi më tha që është hera e parë që rruga pastrohet kaq mirë dhe që është funksionale. I thashë dil e thuaje, por ti më kupton më tha” – deklaroi Rama.

Ndërsa në një rast tjeetër biseda ishte për spitalin e Kukësit, që sips Ramës Bashkimi nuk pranoi të fliste, sepse do goditej nga PD. ‘Dhe sot, Bashkimi kishte futur kasetën e Lulit, dhe do hyjë në histori” – tha Rama.