“Të dielën përurohet Wembley i Ballkanit”; Italianët mahniten nga “Arena Kombëtare”

14.11.2019 13:48:30

Stadiumi i ri kombëtar do të inaugurohet ditën e diel, në ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj Francës. Impianti shqiptar ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Është “Corriere dello Sport”, që i ka kushtuar një artikull të konsiderueshëm, me titullin: “Hapet stadiumi i ri me Ceferinin dhe Francën”.

Më tej, jepen të dhëna rreth stadiumit, kapacitetit, si dhe emrit të ri komercial që pritet të marrë, ndërsa nuk lihet pa përmendur edhe kulla e stadiumit.

Ndërkohë, një artikull i ka kushtuar edhe torinezja “Tuttosport”. Shkrimi rreth stadiumit të ri në Shqipëri hapet me titullin: “Uembli i Ballkanit në pagëzim. Të dielën në Tiranë për Shqipëri-Francë, inaugurohet stadiumi i projektuar nga një arkitekt italian”.