Të rinjtë presin përmirësim të kushteve në arsim nga pushtetet komunale

29.10.2017 12:47:47
Të rinjtë nga rajone të ndryshme të Kosovës, që studiojnë në Prishtinë, por edhe nxënës të shkollave të mesme, si votues të ardhshëm, thonë se kryetarët e rinj të komunave, por edhe kandidatët që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale të 19 nëntorit, prioritet duhet t’i kenë investimet në arsim.