Teatri i Qytetit të Gjakovës ka hapur thirrje për audicion

Teatri i Qytetit të Gjakovës ka hapur thirrje për audicion

18.01.2017 12:38:56

Teatri i Qytetit të Gjakovës ka hapur thirrje për audicion ka hapur thirrje për audicion për shfaqjen “Edmond” të autorit David Mamet

Teatri i Qytetit të Gjakovës ka hapur thirrje për adicion për shfaqjen e parë për këtë vit në këtë teatër. Bëhet fjalë për shfaqjen “Edmond”.

Takimi i parë me regjisorin e projektit do të mbahet më datë 20 janar në ora 12:00, në Teatrin e Qytetit të Gjakovës.

Andaj të gjithë aktorët e interesuar duhet të paraqiten në këtë kohë, me ç’rast regjisori do të bëjë një prezantim të vetin dhe të dramës “Edmond”, vepër kjo e autorit David Mamet, ku në këtë takim regjisori do të ketë mundësi të bëjë edhe përzgjedhjen e aktorëve të cilët do të jenë pjesë e projektit.