Teologu kosovar kritikon banorët e Karaçevës: S’guxuat me qitë asnjë zë

08.08.2020 22:33:45

Një teolog kosovar po i kritikon banorët e Karaçevës pse nuk reaguan kur xhandarët serbë hynë në brendësi të fshatit të tyre.

Është doktori i Shkencave Islame, Mustafë Bajrami, ai që me anë të një postimi në Facebook, është treguar shumë i ashpër me faktin se banorët e Karaçevës nuk reaguan në ato moment.

Madje sipas tij, xhandarmëria serbe hyri në fshat dhe doli pa asnjë therrë në këmbë.

Në lidhje me këtë postim, Bajrami ka marrë shumë kritika nga komentuesit.

Postimi i plotë

Dy fjalë për Karaçevën dhe popullin e saj.

Karaçevt, ose pacifistë me gjen e t’lindun pacifistë, ose pacifistë në stilin rugovian, t’LDK-së domethanë. Kështu, mu qu xhandarmëria serbe e me ju hy n’katun pa ni therr n’këmbë, me ju kapërcye përskej kapixhikëve e kta, tu ikë napër shpija, e pastaj kinse në shenjë atdhetarizmi me i fotografue prej mas perdeve sa me senzibilizue opinionin, pa guxu me qitë as një zë, këtë veç ajo anë e bënë. Njëjtë si para do ditëve një kamion serb me fotografi t’Millosheviqit që bojke korzo napër Pejë😃

Këto sene n’Gillan kurrë s’kishin me guxu me ndodhë, kurrë…!