Tërmetet në Itali shembin ndërtesat në disa zona

26.10.2016 22:59:03

Pas reagimeve të Beogradit zyrtarë ndaj deklaratave të ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ajo ka ripërsëritur qëndrimet e dhënë gjatë ditës se Kosova është e përkushtuar në dialog dhe se Serbia është ajko që ka braktisur dialogun me faktin që i bllokon marrëveshjet.

Në një prononcim për KosovaPress Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë e përkushtuar për dialog dhe i ka zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tash.

“Serbia është ajo që i ka bllokuar disa marrëveshje të rëndësishme, siç janë kodi telefonik dhe pavarësimi i KOSTT-it”, th ajo dhe shtoi se disa marrëveshje tjera po i saboton lidhur me faktin që Serbia vazhdon t’i mbajë dhe mbështes strukturat paralele komunale edhe për kundër faktit që marrëveshja e Brukselit e arritur më 2013, ka mundësuar që komunat veriore të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ne jemi të përkushtuar ta vazhdojmë dialogun, mirë po me gjasë Serbia me qellim të shmangies së obligimeve zbatuese për kodin telefonik dhe pavarësimin e KOSTT-it, po bënë përpjekje që duke i falsifikuar argumentet, ta nxjerr vetën se gjoja është për dialog”, tha Tahiri për KosovaPress.

Ajo ka shtuar se dëshmia e Serbisë se është e përkushtuar për dialog mund të tregohet kur Serbia i zbaton këto dy marrëveshje. “Ne kemi thënë qartë pa u zbatuar këto dy marrëveshje, nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes së asociacionit”, tha ajo.

Ajo po ashtu njoftoi se në nëntor do t’i kenë takimet e radhës për dialog dhe të gjitha i kanë konfirmuar, por Serbia është ajko që ka braktisur dialogun me faktin që i bllokon marrëveshjet.