Tërnava kërkon në Fushë Kosovë që të votohet koalicioni LDK-AKR

31.05.2017 19:43:52

Kandidatja për deputete nga radhët e AKR-së, Refiqe Tërnava, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, nga Fushë Kosova, u ka kërkuar bashkëvendëseve të vet që ta përkrahin atë në zgjedhjet e 11 qershorit duke i dhënë votën.

Postimi i saj i plotë:

Përshëndetje të nderuar bashkëvendas të Fushë Kosovës. Faleminderit për këtë mikpritje shumë të ngrohtë.

Kam ardhur sot këtu në mesin tuaj, në vendlindjen time në mesin e njerëzve të mi, për të kërkuar nga ju përkrahjen dhe votimin e koalicionit LDK AKR me qëllimin e vetëm që vendit tonë ti’ sjellim ardhmëri të sigurt.

Të gjithë kandidatët e këtij koalicioni, kemi marre mbi vete zotimin se do te punojmë për të mirën e vendit dhe zhvillimin e tij në të gjitha fushat.

Unë si bashkëvendëse e juaja dhe kandidate për Parlamentin e Kosovës kërkoj nga ju që ta votoni këtë koalicion i cili do t’i sjell perspektiv vendit.

AKR është zgjedhja e duhur dhe presidenti i saj Pacolli vetëm i dha Kosovës dhe asgje nuk i mori.

Të festojmë të gjithë së bashku fitoren me 11 qershor.