Teuta Haxhiu: AAK dhe NISMA do të kishin më shumë rritje pa koalicionin me PDK-në

20.06.2017 22:27:30

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se nëse AAK dhe NISMA do të garonin të vetme pa PDK-në do të kishin më shumë rritje.

 

“Jam e prirë të flas në emër të marrëveshjes që është arritur. Ne e kemi respektuar dhe e respektojmë. Mirëpo, për mendimin tim personal, mendoj që do të kishim pasur rritje. Por, megjithatë, e kemi respektuar marrëveshjen dhe jemi për të ecur tutje”, ka thënë ajo në emisionin “Fakt Plus”.

Tutje, Haxhiu shtoi se vendit i nevojitet që të udhëhiqet nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas saj, çdo ditë e humbur është e dëmshme për Kosovën.