Teuta Rugova: Suksese tjera për Majlindën

20.08.2016 15:11:46

Majlinda Kelmendit, e cila Kosovës ia solli Medaljen e parë Olimpike, bashkë me trajnerin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos, sot kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Republikës, Ibrahim Rugova.

“Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, Driton Kuka, trajner dhe Agron Kuka, kryetar i Federatës Kosovare të Xhudos bënë homazhe te babai dhe vizituan familjen. Suksese të tjera për Majlindën”, ka shkruar në “Facebook”, deputetja e LDK-së, njëherësh vajza e vogël e Rugovës, Teuta.