T’festojmë a t’vajtojmë sot, 1 Majin ?

01.05.2019 11:43:57

Nga: Fatmir Bajraj

Xhveshur nga ideologji, fe & komb. 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës ! Dy botë të njëjtit planet, të sistemit tonë diellor ! Bota e ndarë në ata që duan gjë e s’kan asgjë, dhe në ata që kanë shumëçka e duan gjithëçka ! Sot, në Ditën e Punës, në përvjetorin e 134-të, nuk dua t’flas për historikun e saj, mitet dhe legjendat e thurura nga shoqëria njerëzore e organizuar në sisteme ekonomiko-politike, për punën, frytët e saj dhe vlerësimin jo-adekuat. – As për protestata e shtrira n’kohë, paknaqësitë, revoltën, as për paradat ; yvertyrë e sistemeve abuzive, sikurse as për festën dhe urimet atyre që vetëm sot, figurativisht, bashkojojnë ato me punëtorët, me të ekploatuarit e t’shfrytëzuarit deri n’palcë, hipokrizi e të cilëve është neveritëse gjithandej. Sot jam me ata me të cilët jam gjithëmonë, jam me ata të cilët luftojnë për më shumë dinjitet, repsekt e integritet si qenje e shoqëri, me ata të cilët punojnë e duan të punojnë, por të jetojnë me nder sikurse punojnë e veprojnë me nder gjithë jetën e tyre, pra jam me punëtoret, hallet dhe brengat e tyre jetike & jetësore. Puna ka krijuar njëriun, thonë shkencat natyrore, por është edhe faktor n’shfrytëzimin e njeriut prej njeriu, thonë shkencat socio-historike në anën tjetër. – A është puna e gjallë, krijuese e vetme vlerës së re n’procesin e prodhimit, dhe a e gëzon të njëjtën krijuesi i kësaj vlere, punëtori sot, sikur dje, neser e gjithëmonë ? Përgjigja është JO, por pse ? Egoja, etja, lakmia grykësia, pangopësia… kanë lindë e zhvilluar bashkë me njeriun, nga të cilat nuk hiqët dorë lehtë, por gjejnë koherencën & kohezionin pragmatik, n’kontkeste historike t’dhëna duke përshtatë format por pa ndryshuar kurr përmbajtjën, pra duke ruajtur esencën ; pasurimin n’kurriz të tjerëve (varfërimit të masave)…! Sot, rreth 30 qytetarë “normal” të plantetit tonë, pra n’tokë, alias n’sistemin tonë diellor, posedojnë ma shumë së gjysmën e pasurisë globale, pra pasuria e rreth 30 vetave, ma e madhe se sa pasuria e gjithë pjesës tjetër të globit, drejtësi se jo mahi ! A është drejtësi natyrore pasurimi i ligjshëm & lagal ? Jo, ngase natyra falë t’barabartë, por në esencë , njerëzit krijojnë padrejtësitë & pabarazitë dhe i mbulojnë me formën ( ligjët & ligjëshmerinë) si mburojë e pabarazive absolute ! A është pasuria marramëndëse e koncentruar në një numër simbolik të pasanikëve të globit (multimiliarderëve), e ndershme, sikurse është e ligjshme & legale ? Përgjigja është JO, sepse ; E njëjta është krijuar, trasheguar e kultivuar pandershmerisht & kundërnatyrshëm, n’dëm dhe n’kurriz të të varfërëve, të atyre që që janë të xhveshur e t’privuar nga mjetet materjale e ligjore që kriojojnë kondida e kushte pasurimi, ngase t’njëjtat , kushtet dhe Ligjet i bënë i forti, përkatësisht , i kamuri-pasaniku…! Nga 1 Maji në 1 Majin tjetër, çfarë esencialisht ndryshon : Bota bëhët ma e pasur, shumë ma e pasur në njërën anë, por t’njëjtën nuk e shfryztëzojnë të gjithë, por vetëm ata të cilët shfrytëzojnë të shfrytëzuarit, botë e cila për këta të dytët (t’shfrytëzuarit), shihet por nuk preket, është botë soditëse, por jo edhe e empirike, pra shijimi i botës së pasuruar, është privilegj i të pasurve-skajshmerisht, të cilet rrisin pasurinë dhe nxjerrin normat (Ligjet) për ruajtjën dhe rritën e saj n’pakufi, rrisin kapitalin dhe bëjnë Ligjin n’sherbim të vetin…! Bota sot është bi-polare, ajo ndahet në të pasur e të varfër, hendeku i së cilës e bënë botën më t’padrejtë, më t’pa natyrshme, më t’panjerzishme, fund e krye…! A ka bota potencialin që t’gjithë banorët e saj, së paku të kenë minimumin e nevojshëm të kushteve ekzistenciale ; ushqim, veshëmbathje, strehim, kujdes shendetësor dhe shkollim & arsimim adekuat ? Përgjigja është PO, por si të arrihet ? Nga studime shkencore, rezulton : Sikur vetëm 1%-shi i gjithë pasurisë legale e legjitime i koncentruar në një numër simbolik miliarderësh në gjithë rruzullin tokësor të derdhej n’fonde publike si tatim dhe detyrim ligjor n’sherbim të njerëzimit, bota njëherë e mirë, do ndahej nga mjerimi, skamja dhe varfëria e skajshme, e pa natyrshme dhe jo humane…! Kushtet e punës për punëtoret, orari 8 orësh i punës, paga e garantuar minimale, pushimet për lehonat dhe shumë tjera, do bënin botën më të natyrshme, ma të drejtë dhe ma humane. Andaj, bota përkatësisht qytetërimi lëngon ; jo nga pamundësia (potencialet, rezervat, kapacitetet) që t’ushqejmë të varfërit, por nga pangopësia e të pasurëve – skajshmerishtë…! Pangopësia e të kamurëve në njërën anë, dhe nevojat e të varfëreve në anën tjetër, thellojnë jazin, rrisin dallimet dhe hendekun, duke e bërë një botë të ëmbël për një pakicë simbolike, dhe të hidhur për shumicën super-absolute, në anën tjetër…! Bota e ndarë në ata që duan gjë e s’kan asgjë, dhe në ata që kan shumë çka e duan gjithëçka ! Ndryshimi radikal i gjëndjës n’raportin : t’pasurit vs të varfërit, nuk arrihet duke u bërë ma e pasur bota, por kushtimisht, edhe duke ndryshuar shpërndarja e kësaj pasurie, n’kuptimin e heqjes dorë nga pangopësia e pafund dhe normimi i sjelljeve të cialt do garantonin një jetë ma t’natyrshme, ma të drejtë dhe ma humane n’gjithë rruzullin tokësor. Një gjë di sigurt : Zoti nuk do ndërhy në punët tona në tokë, ato janë n’duartë tona të cilat duhet t’i rregullojmë me ndergjegjësim & vetëdijësim njerëzor-evolutiv duke pështatë format përmbajtjës, pra Ligjet nevojave, gjë që jeta do kishte kuptimin e nevojshëm duke mos rrezikuar potencialet e dhëna nga natyra aftësitë gjeneruese e ekploruese së njëriut si qenje dhe shoqërisë njerëzore-humane !