Thaçi: Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare

21.04.2019 12:40:08
Thaçi, ka kujtuar sot veprimtarin e ndjerë Adem Demaçin.

Në 20 vjetorin e lirimit nga burgu të veprimtarit, tashmë të ndjerë Adem Demaçit, presidenti Thaçi ka thënë se Demaçi kishe sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë, përcjell lajmi.net.

“Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare”, ka shkruar Thaçi.