Thaçi: Bota po raporton për lojën tonë

05.09.2016 22:56:47

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar ta shprehë gëzimin e tij për lojën e parë zyrtare të Kosovës që e zhvilloi sot kundër Finlandës në kualifikimet e Botërorit Rusi 2018.

“Bota po raporton për lojën tonë të parë, dëshmi e energjisë, optimizmit, dashurisë ndaj vendlindjes dhe kujtimeve për historinë tone”, ka shkruar ai.

Thaçi ka uruar përfaqësuesen kosovare dhe golashënuesin Valon Berisha.

“Urime përfaqësues dhe golashënesit Berisha, urime selektorit dhe federatës dhe urime të gjithë djemve dhe vashave që do të luajnë tash e tutje me mbresat e kësaj loje historike”, ka përfunduar  ai.

 

 

Loja mes Kosovës e Finlandës ka përfunduar me rezultat 1-1.