Thaçi gjithashtu shpreh shqetësimin e tij për sulin në Jerusalem

08.01.2017 15:07:08
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për sulmin me kamion që ndodhi pak orë më parë në Jerusalem ku mbetën të vdekur 4 persona dhe 15 të lënduar.

Thaçi ka shkruar në Twitter, duke thënë se është i shqetësuar nga sulmet me kamionë.

“Edhe një sulm vrasës me kamion, tani në Jerusalem. Jam i shqetësuar nga ky trend i sulmeve terroriste, dialogu s’ka alternativë”, ka shkruar Thaçi.

Sulmi në Jerusalem la të vdekur 4 persona dhe 15 të lënduar. Policia konfirmoi se ka vrarë shoferin e kamionit dhe ngjarjen e cilësoi si sulm terrorist.