Thaçi: Ismail Qemaili hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit

24.01.2019 12:17:36

Thaçi ka kujtuar Ismail Qemailin si burrështetas vizionar, i cili vëri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.

Thaçi në një shkrim në facebook ka thënë se Qemaili hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit.“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, ka shkruar Thaqi në facebook.