Thaçi: Sulmi ndaj RTK-së është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira

23.08.2016 11:59:42

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas tij  ky sulm kriminal ndaj RTK-së është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Thaçi u ka bërë thirrje të gjitha organeve kompetente për zbardhjen e këtij rasti.

Ky është postimi i plotë:

Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal, me mjet shpërthyes, ndaj RTK-së. Ky sulm kriminal ndaj radiotelevizionit publik është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira.

I bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet, por të mbrojnë fjalën e lirë.

Ftoj organet kompetente të shtetit që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar kriminal. HTH