Thaçi takon lojtarët e Feronikelit para ndeshjes me Milanin

10.08.2019 15:20:37

Sot do të luhet ndeshja miqësore historike ndërmjet Milanit dhe Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, presidenti Thaçi ka vizituar klubin e Feronikelit para ndeshjes.

Ai ka shkruar se sonte të gjithë jemi me Feronikelin, kampionin e Kosovës në futboll.

“Para ndeshjes me Milanin, takova lojtarët e Feronikelit-kampion i Kosovës në futboll. Sonte, të gjithë me Feronikelin! Shihemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. HTH”, ka shkruar Thaçi.