Tritol makinës së 43-vjeçarit në Krujë

24.03.2019 17:15:06
Ditën e djeshme nga policia e Krujës është zbuluar një sasi lënde plasëse, që ishte vendosur pranë një makine që ndodhej e parkuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mallkuç dhe fatmirësisht lënda plasëse nuk ishte aktive. Mësohet se pronari i makinës, pranë së cilës u gjet tritoli është Florind Muca, 43 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat xheniere që kanë bërë të mundur marrjen nën kontroll të vendit të ngjarjes duke asgjësuar lëndën plasëse.