Turjaka e Tirana

25.12.2018 14:14:15

Âsht haram me u fotgrafua e me qu lula e kunora te vorri!

Kamer Ilazi, qabani pa dele

Eh sa shumë ka ndryshua Turjaka.

Dikur ishte e vogël e nuk e njihte askush e as nuk donin të ia dinin për Turjakën. Thonin nuk ka rrugë gjadeje, me gurë të shhtruar sikurse qe kishte në Astrazub deri në Rahavec.

Nuk donin të jipnin as vajzat në Turjakë por dashti Zoti e asnjë djalë i Turjakës nuk ”met” beqar.

Dikur Turjaka kishte burra. Të gjithë ishin me musteqe. Ishin pleq të urtë, bujq të vyeshem e bari (qaban) mirë.

Më kujtohetse në Turjakë kishte shumë njerëz me emra të njëjtë, por jo të fisit e të afërm, si Ahmet Mehmeti i dylibashëve, Ahmet Tafili,i Deutëve, Ahmet Muhameti, i Kajtazëve, Reshit Tafili, Reshit Imeri, Imer Mullamuqa e Imer Seferi, Kapllan Alia e Kapllan Muslia, Shaqë Tusha, Shaqë Kameri e Shaqë Muharremi, Hasan Ramadani e Hasan Sejdia, Shaban Ramadani e Shaban Seferi, Hamzë Smajli, Hamzë Haliti e Hamzë Hamiti, Sadri Shaqa, Sadri Alushi e Sadri Meta, Smajl Zeneli e Smajl Asmani, Nezir Cufa e Nezir Ramadani, Musli Cufa, Musli Alushi e Musli Meta, Metë Xhemajlia, Metë Xhema e Metë Alia e sa e sa të tjerë.

Shumë nga këta burra kanë vdekur. Kanë vdekur e po vdesin edhe fjalët e tyre.

Disa nuk kanë as syreta.

Kur po shkruaj një reportazh për Turjakën dhe për njerin nga pleqtë e Turjakës, Cufë Brahimin, djalin e Brahim Agës, thirra në Prizren bacën Musë (Musliu është djali i vogël i vogël i Bacës Cufë, me gruen e dytë, Tezen Nurë nga Dragabili.)

Bacës Musë ia lypa një foto te Bacës Cufë por ai më tha: -Jo, nuk kemi. Na ka ”lânë amanet baba mos me e fotografua dhe mos me i qu lule e as kunora te vorri, ”se âsht haram”, na thonte.

Dhe tash kur kanë kalua më shumë se 26 vjet që jam larg Turjakës, edhe më shumë më merr malli për ata pleq e burra, për ata bujq e barinj të Turjakës.

Për disa nga ata kam shkruajt por kur ata e kishin marrë vesh, nuk iu kishte ardhur mirë. – Qysh me na qit n`gazetë ai djali i bacës Ukë? Ani edhe me syret se.

E unë nuk e qaja kokën fare sepse kjo ishte ”detyra ime”, të shkruajçdo gje që dija, që kisha dëgjua e parë të shkruaja, edhe për pleqt më të vjetër që mbanin mend pleqt edhe për më pleqt e tjerë, që nga Ali Aga i Zatriqit, Smajl Zeneli, Bajram Qaushi e deri të Kamer Ilazi, qabani më i mirë dhe dhe i fundit që ka pasur dele.

Kameri ende është i fortë dhe nuk ja ka lânë ”pleqnia”.

Pra dy vjetëve, gjatë pushimeve verore isha te Kamer Ilazi sepse i kishte vdekur vëllai i vetëm, Shaqa. Kameri mërzitej shumë por natyra e Kamerit ishte e tillë që nuk hetohej. Më tregoj edhe një foto të madhe të Shaqës që e kishte vjerë në odën e madhe e të veshur me dru arre.

-Sinan, qe Shaqa. Ky na ka ndihmiúe shumë. Na i ka ndërtue dy shtëpi e …. Filloj Kamer të më tregoi për vëllain që i kishte vdekur në Gjermani.

Pastaj, unë sikur i jepja lak bisedës dhe nuk i përgjiegjesha pyetjeve të Kamer (Kamer Loshit, kështu e quanim, kur Kameri ishte i vogël).

-Kamer, ku i ke dhetë? – Sinan, mi kanë shit djemt e më kanë marrë në qafë. Kur vije ti nga Prishtina, të thirrnim sa herë që prenim ndonjë dele.

Tash askush nuk ka më dhen e as dhi, sikur dikur.

Eh mor Kamer po, çka me bâ, ka ndryshue koha i thash unë.

Jo bre Sinan, tash veç në televizor kur pi shohim dhetë se mu nuk ka. As pula nuk dua gratë e nuset tona. Po thonë se po na flliqin aborrin. Bile njëri, nuk po ia përmend emrin, gruaja e kishti burrin edhe Dudin e Qershien plakë me i pre se po kur po piqen qershtë e dudat po bijnë në tokë e po bâhet aborri pa fshi.

O Sinano, Turjaka a bâ si Tirana, edhe pse nuk jam kânë kurrë as në në Tiranë e as në det, tha në fund, të bisedës, Kamer Ilazi.

  Vijon me Turjakën dhe bisedat e tiranses e turjakasit   

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 25 dhjetor 2018