U zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve teknike për procedura hetimore penale

07.10.2016 15:33:30

Zëvendësministri i Punëve i Brendshme, z. Valdet Hoxha, nëpërmjet një postimi  në facebook, ka njoftuar për një ceremoni në të cilën u bë dorëzimi i pajisjevr teknike në shërbim të hetimeve penale. Këtë donacion e ka realizuar ICITAP-i amerikan.

Z. Hoxha e ka ndjerë veten të befasuar për të mirë kur ka marr një mirënjohje për kohën sa ka shërbyer si një nga menaxherët e IPK (2006 – 2011).

Ky është postimi i plotë i z. Hoxha:

“Sot në Inspektoratin Policor të Kosovës, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të shumë pajisjeve teknike në shërbim të hetimeve penale.

Këto pajisje i dha si donacion ICITAP-i Amerikan, duke dëshmuar edhe sot ndihmën dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe shumëdimensionale për Inspektoratin Policor por edhe për mekanizmat tjerë të sundimit të ligjit.

Gjatë kësaj ceremonie, ne menyre plotesisht surprizuese per mua, mu nda një mirënjohje për kohën që isha një nga menaxherët e IPK-së (2006 – 2011).

Krenar që isha pjesë e IPK-së dhe falenderim i madh për Kryeshefin e IPK-së z. Hilmi Mehmeti për nderin që më bëri me ndarjen e kësaj mirënjohje.”

14520495_790024377804675_1160564570452992980_n14492383_790024404471339_3917569082089245955_n