“Unioni i Komunave shqiptare, s`do të thotë Shqipëri e Madhe”

29.11.2016 14:07:38

Shkëlzen Maliqi këshilltari politik i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ka thënë se  politika e shtetit shqiptar nuk është “Shqipëria e Madhe

Ai ka thënë për gazetën beogradase “Danas” se në këtë mënyrë nuk mund të interpretohet  formimi i Unionit të komunave shqiptare në rajon, e cila u themelua në Tiranë dje.

“Shqiptarët që jetojnë në gjashtë vende të rajonit, si dhe një popullsi autoktone dhe sot nëse dy kryeqytete dhe tri qendra gravituese, pos Greqisë, takohen për bashkëpunim ekonomik, kulturor, arsimor deh të tjera sipas mendimit tim është diçka pozitive”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Mediat e Beogradit me tituj bombastik si në” Tiranë prapa dyerve të vogla u formua “Shqipëria e Madhe”, upërcollën lajmet nga kryeqyteti i Shqipërisë, për krijimin e unionit ekonomik dhe kulturor në mes të pesë qyteteve – Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Ulqin dhe Preshevë.